Federata Shqiptare e Futbollit është ndëshkuar nga FIFA pas sjelljeve diskriminuese të tifozëve gjatë ndeshjes kundër Andorrës, e zhvilluar më 24 mars 2025 në stadiumin “Arena Kombëtare”, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.
Në njoftimin zyrtar, FIFA bën të ditur se Komisioni Disiplinor ka vendosur një gjobë prej 20 mijë frangash zvicerane ndaj FSHF-së, si dhe mbylljen e të paktën 20% të kapacitetit të stadiumit në ndeshjen e radhës që Shqipëria do të luajë në kuadër të kompeticioneve ndërkombëtare. Ky penalizim do të prekë veçanërisht tribunat pas portave.
Kuqezinjtë do të rikthehen në fushë më 7 qershor, përballë Serbisë, në Arenën Kombëtare, sfidë e rëndësishme për kualifikimin në “Botërorin 2026”.
FIFA gjithashtu ka kërkuar nga FSHF hartimin dhe paraqitjen e një plani të përmirësuar kundër diskriminimit, brenda 6 muajve. Një pjesë e vendeve të mbyllura në stadium mund të përdoren nga grupe komunitare ose organizata kundër diskriminimit, me miratim paraprak nga FIFA.
FSHF ka reaguar duke u bërë thirrje tifozëve shqiptarë të tregojnë qytetari, respekt dhe mbështetje pozitive për Kombëtaren, duke shmangur çdo sjellje që mund të rrezikojë dënime të tjera për ekipin kuqezi. Federata shprehet se është në pritje të udhëzimeve nga FIFA për zbatimin e këtij vendimi.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.