Shqipëria synon të investojë në start up-in e Mira Muratit

E diel, 20 Prill, 2025

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur për herë të parë idenë që Shqipëria të bëhet bashkëfinancuese e një prej iniciativave më premtuese globale në fushën e inteligjencës artificiale – Thinking Machines Lab, një start up i drejtuar nga Mira Murati, drejtoresha shqiptaro-amerikane e teknologjisë në OpenAI.

Në një deklaratë publike, Rama zbuloi se ka pasur një bisedë direkte me Muratin, ku i ka shprehur interesin që Shqipëria të përfshihet financiarisht në këtë projekt, duke i dhënë shtetit shqiptar rolin e një investitori strategjik në teknologji të avancuar.

“Ka ardhur koha që shteti të hyjë në këtë lojë, të financojë kompani dhe të përfitojë nga to. I thashë Mira Muratit nëse është e mundur që të bëhemi pjesë e Thinking Machines Lab dhe më tha patjetër, ndërkohë që tre shtete të tjera i kanë bërë tashmë ofertën”, u shpreh Rama.

Ai tha gjithashtu se bashkëpunimi me Muratin nuk do të kufizohet vetëm në financim, por edhe në përdorimin konkret të inteligjencës artificiale për të ndihmuar Shqipërinë në procese madhore, siç është përkthimi dhe përafrimi i legjislacionit për integrimin europian dhe lufta kundër korrupsionit në sistemin e prokurimeve publike.

Sipas Ramës, Shqipëria po përdor tashmë inteligjencën artificiale për përkthimin dhe njësimin e 250 mijë faqeve të legjislacionit të BE-së, një sfidë që zakonisht kërkon angazhimin e qindra përkthyesve dhe ekspertëve për shumë vite. Me ndihmën e teknologjisë, ky proces mund të përshpejtohet ndjeshëm.

Kryeministri e cilësoi këtë hap si një model të ri qeverisjeje ku shteti shqiptar nuk qëndron më në pozita tradicionale, por bëhet pjesë aktive dhe inteligjente e transformimeve globale në teknologji, duke investuar që në fazën embrionale të ideve që mund të kenë ndikim të gjerë ndërkombëtar.

Ky propozim i ri vjen në një kohë kur Shqipëria është në fazë të avancuar të procesit të integrimit në Bashkimin Europian, dhe po kërkon të shfrytëzojë teknologjinë për të modernizuar administratën dhe për të rritur efikasitetin institucional.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.