Numri dymbëdhjetë i revistës “Bashkimi”

E mërkurë, 16 Prill, 2025
E mërkurë, 16 Prill, 2025

Numri dymbëdhjetë i revistës “Bashkimi”

Në numrin e dymbëdhjetë të revistës “Bashkimi” janë shpalosur njoftimet dhe shkrimet e mrekullueshme për shkollat shqipe, si dhe përpjekjet tona të përbashkëta në përhapjen e dritës së dijes në gjuhën shqipe në Zvicër.

Ky fillim pranvere solli me vete botimin e numrit të dymbëdhjetë të revistës “Bashkimi”, në Uster të Zvicrës. Kjo revistë sjell në faqet e saj rezultatet e një pune të palodhshme dhe të përkushtuar për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare. Shoqata “Bashkimi” tashmë është bërë emër i njohur në mesin e shoqatave kulturore, jo vetëm në Zvicër, por edhe më gjerë.

Në faqet e revistës do të gjeni informacione mbi punën e përditshme të shoqatës “Bashkimi”, aktivitetet, përgatitjet për kuvendin, riorganizimin e grupeve të valleve dhe, mbi të gjitha, nga faqja 10 deri në faqen 20, do të njiheni me anëtarët e shoqatës dhe përkushtimin e tyre për ta mbajtur gjallë jetën kulturore në këtë pjesë të Zvicrës.

Në faqet 50–53 do të gjeni aktivitetet e shkollave shqipe në Zvicër, përfshirë veprimtarinë kushtuar 21 Shkurtit – Ditës Ndërkombëtare të Gjuhëve Amtare – e zhvilluar nga nxënësit e shkollës shqipe në Neuenhof, në kantonin e Argaut. Do të lexoni  po ashtu, edhe për takimin e mësuesve me rastin e kësaj dite të rëndësishme, të cilët pa u lodhur angazhohen për t’ua mësuar gjeneratave të reja shqiptare gjuhën amtare, duke u dhënë mundësinë të ruajnë rrënjët e tyre dhe të ndihen krenarë për origjinën që kanë. Ata krijojnë ura mes historisë dhe së ardhmes, duke u kujdesur që gjuha jonë të mos humbasë në rrjedhën e kohës dhe të integrimit.

Do të njiheni, gjithashtu, me njoftimin për klasën e përbashkët të fëmijëve shqiptarë në Zvicër dhe nxënësve arbëreshë në Kalabri,  ku për herë  të parë janë bërë përpjekjet tepër interesante dhe shpresëdhënëse për bashkëpunime vëllazërore. Në revistë do të lexoni edhe për mbrëmjen festive të organizuar me nxënësit e shkollave shqipe në Zvicër, në bashkëpunim me këshillat prindërorë të pikave shkollore në: Neuenhof, Spreitenbach, Affoltern, Regensdorf, Dällikon, Fahrweid, Rümlang, Uster, Wetzikon, Rüti, Pfäffikon, Volketswil, Schwerzenbach dhe Fehraltorf. Nxënësit kishin përgatitur një program të pasur kulturo-artistik me këngë, recitime dhe valle, duke sjellë emocione të veçanta për prindërit shqiptarë që kishin mbushur përplot sallën e madhe në Neuenhof. Gëzimi, atdhedashuria dhe krenaria për shkollën shqipe pasqyrohej qartë në fytyrat e prindërve, të ardhur nga vende të ndryshme të kantoneve të Cyrihut dhe Argaut.

Pastaj do të keni rastin të njiheni me pikat e reja shkollore, siç janë:

  • Shkolla Shqipe në Küsnacht, në kantonin e Cyrihut, ku mësimet i zhvillon mësuesja Miranda Rahmani;
  • Shkolla Shqipe në Rorschach, e cila ka hapur dyert për fëmijët e Rorschach dhe Rorschacherberg, nën udhëheqjen e mësueses Jehona Shala;
  • Shkolla Shqipe në Saxon, me mësuesen Edona Haradini, e cila me përkushtimin e saj po lë gjurmë të qëndrueshme në mësimin e gjuhës shqipe.

Hapja e këtyre shkollave është bërë tashmë kryefjalë e përpjekjeve të mësuesve dhe veprimtarëve të arsimit shqip në Zvicër. Këto përpjekje të pandalshme kanë rezultuar me shtimin e numrit të nxënësve dhe me hapjen e pikave të reja shkollore, duke e shndërruar këtë angazhim në një mision kombëtar.

Në revistë pasqyrohet edhe aktiviteti i zhvilluar më, 1 shtator 2024, me nxënësit e mësuese Qefsere dhe mësuesit Vaxhid Sejdiu, nga shkollat ku ata punojnë dhe veprojnë. Nxënësit realizuan një shëtitje në Conny Land, në Lipperswil të kantonit Thurgau, të cilën e pagëzuan me titullin: “Një shëtitje për një fillim të mbarë – Viti i Ri Shkollor 2024–2025”. Revista përmbyllet me organizimin e turneut të futbollit “Zvicër 2024”, nga Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri”, në bashkëpunim me Unionin e Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër. Me mbi 300 nxënës pjesëmarrës, nga shkollat: Affoltern, Dällikon, Neuenhof, Rüti, Uster, Pfäffikon, Volketswil, Spreitenbach, Fehraltorf, Hunzenschwil, Birr, Othmarsingen, Vevey, Zug, Windisch, Lozanë, Trübach, Niedergösgen, Sempach e të tjera – kjo ishte një ditë festive e paharrueshme, që do të mbahet mend gjatë!

Fëmijët shqiptarë në Zvicër, të cilët me dashuri dhe përkushtim mësojnë, ruajnë dhe zhvillojnë gjuhën amtare, janë shembulli më i mirë i atdhedashurisë dhe i integrimit në vendin ku jetojnë bashkë me prindërit e tyre.

Urime e dashuri pa fund për të gjithë këta nxënës të shkollave shqipe, të cilët, me përpjekje dhe përkushtim, vazhdojnë rrugën e prindërve të tyre për ta mbajtur gjallë flamurin e gjuhës shqipe!

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.