Në ambientet e Prefekturës së Qarkut Korçë është zhvilluar takimi i pestë i Komitetit Pilotues për projektin e hapjes së Liceut Francez, një nismë arsimore e rëndësishme që po mbështetet nga qeveritë e Shqipërisë dhe Francës.
Prefekti i Qarkut, Nertil Jole, bëri të ditur se në takim morën pjesë ambasadorja e Francës në Shqipëri, znj. Catherine Suard, këshilltari për Bashkëpunim dhe Kulturë në Ambasadën Franceze, Pierre Raynaud, si dhe eksperti i qeverisë franceze Jérôme Lebars, i cili është i atashuar pranë institucionit të Prefekturës për të ndjekur nga afër realizimin e projektit.
“Për realizimin e detyrës së ngarkuar nga kryeministri, institucioni i Prefektit po mbështet ekspertin francez dhe asiston nga afër procesin, duke siguruar ndihmën dhe bashkëpunimin e institucioneve në nivel qendror dhe vendor”, shkroi prefekti Jole në një postim në rrjetet sociale.
Ky projekt pritet të jetë në qendër të vëmendjes edhe gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian që do të zhvillohet më 16 maj në Tiranë, ku do të marrin pjesë liderë të vendeve evropiane. Në këtë takim, kryeministri Edi Rama dhe presidenti francez Emmanuel Macron do të njihen nga afër me ecurinë e projektit të Liceut Francez.
Iniciativa konsiderohet si një shenjë e fortë e miqësisë tradicionale shqiptaro-franceze dhe një hap konkret për të krijuar mundësi të reja arsimore për të rinjtë e qarkut Korçë dhe më gjerë. Pas përfundimit të studimeve në këtë lice, të rinjtë do të kenë mundësi të ndjekin shkolla të njohura elitare në Francë dhe në Europë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.