Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë vendosur të zgjasin për edhe dy muaj të tjerë masën e paraburgimit ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. Vendimi është marrë më 11 prill nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.
Në arsyetimin e tij, trupi gjykues thekson se edhe pse nuk ka dëshmi të mjaftueshme që Thaçi dhe Veseli do të tentonin arratisjen në rast të lirimit, ekziston ende rreziku i ndërhyrjes në procesin gjyqësor – sidomos përmes ndikimit të mundshëm te dëshmitarët apo individët që perceptohen si kundërshtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka argumentuar se këto rreziqe nuk mund të neutralizohen me masa më të buta, përveçse përmes mbajtjes në paraburgim. Trupi gjykues ka pranuar këtë vlerësim, duke nënvizuar se paraburgimi mbetet garancia më e madhe për një proces të drejtë dhe të paprekur nga ndikime të jashtme apo cenim të konfidencialitetit.
Katër ditë më parë, gjatë një konference javore, u njoftua se paraburgimi për Thaçin është zgjatur edhe në një tjetër çështje që lidhet me akuzat për pengim të administrimit të drejtësisë.
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli po gjykohen në Hagë nën akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të pretenduara se janë kryer gjatë konfliktit në Kosovë më 1998–1999. Ata kanë mohuar të gjitha akuzat dhe kanë deklaruar pafajësinë e tyre që në fillim të procesit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.