Përmes një mesazhi prekës dhe të fuqishëm, ai kujton guximin e atyre që thyen heshtjen përballë dhunës seksuale të ushtruar sistematikisht nga forcat serbe dhe riafirmon përkushtimin e Qeverisë për drejtësi, njohje dhe mbështetje për të gjithë të mbijetuarit.
Në këtë ditë simbolike, Kurti shpall edhe zgjatjen e afatit për aplikim në Komisionin Qeveritar, me synimin që askush të mos mbetet i përjashtuar nga procesi i njohjes dhe mbështetjes që u takon me të drejtë.




