Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ndodhet sot në Luksemburg, ku po merr pjesë në një takim të nivelit të lartë të organizuar me nismën e Përfaqësueses së Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë të BE-së, njëherësh zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas.
Takimi ka mbledhur së bashku ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare dhe kandidate për anëtarësim, për të shkëmbyer mendime mbi sfida të përbashkëta si siguria, mbrojtja, kërcënimet e reja, zgjerimi i BE-së dhe domosdoshmëria e një veprimi të koordinuar.
Ministri Hasani theksoi në fjalën e tij se “Shqipëria është një partnere e angazhuar në këto diskutime, ndërsa vazhdon përpara në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.” Ai vuri në dukje se angazhimi i vendit për të kontribuar në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal mbetet i palëkundur.
Në të njëjtën ditë, në Luksemburg zhvillohet edhe Konferenca e katërt Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian – një moment i rëndësishëm në procesin e integrimit evropian të vendit. Takimi i sotëm shënon hapjen zyrtare të negociatave për grup-kapitullin 2, që lidhet me Tregun e Brendshëm të BE-së, një ndër shtyllat më të rëndësishme të bashkëpunimit evropian.
Ky zhvillim konsiderohet një tjetër hap përpara në rrugëtimin drejt plotësimit të aspiratave evropiane të Shqipërisë dhe përforcon mesazhin e qartë të përkushtimit të vendit ndaj reformave dhe standardeve të Bashkimit Evropian.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.