Në një intervistë për emisionin “Off the Record” në A2 CNN, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, foli gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke theksuar rëndësinë e dialogut për avancimin e integrimit evropian dhe trajtimin e çështjeve të hapura mes dy vendeve.
Hasani konfirmoi se gjatë dy viteve të fundit janë zhvilluar negociata intensive mes Tiranës dhe Athinës, të cilat kulmuan me dritën jeshile për çeljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Ai theksoi se marrëdhëniet me Greqinë janë ndër më të rëndësishmet për stabilitetin rajonal dhe për rrugën evropiane të Shqipërisë.
“Fqinjin nuk e zgjedhim, por është e rëndësishme ta trajtojmë me dialog dhe mirëkuptim. Kemi pasur një përpjekje serioze për të kuptuar më mirë njëri-tjetrin, çka solli edhe progres konkret në procesin e integrimit”, tha ministri.
Në lidhje me thirrjet e përsëritura të kryeministrit Edi Rama për heqjen e ligjit të luftës, Hasani konfirmoi se kjo çështje është pjesë e axhendës së bisedimeve. Ai u shpreh se diplomacia shqiptare është aktive për të adresuar çdo temë që kërkon zgjidhje përmes negociatave dhe bashkëpunimit.
“Jemi në gjendje të arrijmë pika të përbashkëta me të gjithë partnerët tanë, përfshirë edhe Greqinë. Po punohet për mbylljen e çështjeve të hapura, përfshirë ligjin e luftës”, deklaroi Hasani.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.