Gërvalla takon Kallas,kërkon heqjen e masave dhe mbështetje në rrugën drejt NATO

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka kërkuar sot në takimin e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian në Luksemburg, një mbështetje të qartë dhe konkrete për aspiratat euroatlantike të Kosovës, duke e cilësuar integrimin në BE dhe NATO si një domosdoshmëri strategjike, jo vetëm për Kosovën, por për stabilitetin rajonal dhe evropian në tërësi.

Gjatë fjalës së saj, Gërvalla theksoi tri kërkesa urgjente që, sipas saj, përbëjnë hapa vendimtarë në rrugën e Kosovës drejt integrimit dhe paqes së qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor:

Heqja e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës

Përfundimi i procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropë

Mbështetje për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Ministrja konfirmoi përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës ndaj dialogut të lehtësuar nga BE me Serbinë, duke theksuar se implementimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit duhet të çojë në njohje reciproke dhe ndërtim të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mbi bazën e barazisë dhe vlerave evropiane.

Në vijim, Gërvalla ngriti shqetësimin për mosrespektimin e marrëveshjes nga ana e Serbisë, si dhe për kërcënimet e vazhdueshme të saj dhe ndikimin e shtuar rus në rajon. Ajo kërkoi veprime konkrete ndaj Beogradit dhe theksoi rëndësinë që ka llogaridhënia për aktin e agresionit të armatosur në Banjskë, si çështje që prek direkt sigurinë e rajonit dhe integritetin e vetë Bashkimit Evropian.

“Koha për veprim është tani. Mbështetja për Kosovën është investim për paqe, siguri dhe demokraci në gjithë Evropën,” deklaroi Gërvalla para homologëve të saj.

Deklarata e saj vjen në një moment kyç për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, në një sfond të ndjeshëm të marrëdhënieve Kosovë–Serbi dhe presionit të shtuar ndërkombëtar për avancimin e proceseve integruese të vendeve të rajonit në strukturat euroatlantike.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.