Me një nismë vullnetare dhe ndjenjë përgjegjësie ndaj brezit të ri, anëtarë të komunitetit shqiptar në Korinth kontribuan në lyerjen dhe sistemimin e klasave ku zhvillohet mësimi i gjuhës shqipe në Shkollën Nr. 1 të qytetit.
Irfan Abazaj, Arban Shandro, Flora Hajdini Balluku, Mirela Vasili, Albana Shandro, Eduart Minga dhe Dritan Zani i dhanë jetë mjediseve mësimore përmes punës së palodhur, duke krijuar një hapësirë më të ngrohtë, të pastër dhe të përshtatshme për fëmijët që ndjekin rregullisht mësimin plotësues të gjuhës amtare.
Ky aksion i ndërmarrë me dëshirë të lirë është një tjetër dëshmi e frymës së bashkëpunimit që karakterizon komunitetin shqiptar në Greqi, i cili vijon të jetë një faktor shembull në organizimin qytetar dhe ruajtjen e identitetit kombëtar në diasporë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.