Serbia kundërshton njohjen e Kosovës nga Sudani: Reagon Marko Gjuriq

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka reagura ashpër pas lajmit për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Sudani, duke shprehur “shqetësim serioz” dhe duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e vendimit të bërë publik nga diplomacia sudaneze.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi më 13 prill se gjatë një takimi në Forumin Diplomatik të Antalias, ishte informuar nga ministri i Jashtëm i Sudanit, Ali Yousuf al-Sharif, se vendi i tij ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës dhe se të dy shtetet kanë rënë dakord për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Por Serbia ka reaguar menjëherë, duke hedhur dyshime mbi qëndrueshmërinë politike të qeverisë aktuale sudaneze. “Situata aktuale politike në Sudan, e karakterizuar nga pasiguri dhe mungesë e legjitimitetit, vë në dyshim vlefshmërinë e vendimeve të tilla ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e MPJ-së së Serbisë.

Beogradi e konsideron njohjen nga Sudani si një “shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare, Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”. Gjithashtu, Serbia ka kërkuar që qeveria sudaneze ta rishqyrtojë vendimin e saj.

Me njohjen nga Sudani, Kosova numëron tashmë 119 shtete që e njohin pavarësinë e saj. Kjo është njohja e dytë brenda pak javësh, pas asaj të Kenias në fund të muajit mars, çka shënon një tjetër fitore diplomatike për Prishtinën dhe rrit tensionet në marrëdhëniet Kosovë–Serbi.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.