Një tjetër vëmendje pozitive për Shqipërinë ka ardhur së fundmi nga media greke “Kathimerini”, e cila i ka kushtuar një artikull të veçantë kryeqytetit shqiptar, duke përshkruar ndryshimin dhe gjallërinë që Tirana ka përjetuar ndër vite.
Sipas medias greke, “fasadat gri janë kthyer në ngjyra”, duke e cilësuar këtë si një simbol të transformimit të qytetit dhe energjisë që përçon. Artikulli sjell për lexuesit një përshkrim të një vizite 48-orëshe në Tiranë, të shoqëruar me fotografi nga Piramida, Pazari i Ri, skulpturat urbane, Kisha Orthodokse, Xhamia e Et’hem Beut, muzeu i Ismail Kadares, Galeria e Arteve dhe Shtëpia e Gjetheve.
Në fokus ka qenë edhe kultura ushqimore shqiptare, ku “byreku i mëngjesit i shoqëruar me dhallë” është veçuar si një nga përvojat autentike të qytetit. Po ashtu, dashuria e shqiptarëve për kafen është cilësuar si një element karakterizues i Tiranës, ku kafenetë shihen si pjesë e pandashme e jetës urbane, “zingjirë” që shtrihen në çdo cep të qytetit – nga tradicionalet, deri tek ato me estetikë të ngjashme me Berlinin.
Në aspektin e transportit, artikulli vëren se itineraret e autobuseve janë të shumta dhe pagesa kryhet brenda mjetit, gjë që lehtëson lëvizjen për turistët. E vetmja kritikë që vizitorët grekë kanë për kryeqytetin tonë është trafiku i ngarkuar, një problem i njohur për banorët dhe vizitorët e Tiranës.
Ky artikull nga një nga mediat më prestigjioze të Greqisë përforcon profilin në rritje të Tiranës si një destinacion urban gjithnjë e më tërheqës për turistët ndërkombëtarë.
https://www.kathimerini.gr/k/travel/563557510/48-ores-sta-tirana-ti-valkaniki-proteyoysa-poy-synechos-allazei/
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.