Mjekët shqiptarë në Britani ndajnë ekspertizën me studentët në Ballkan

E martë, 15 Prill, 2025

Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar (UKAMS), në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Londër dhe me mbështetjen e ALSA UK, organizon më 10 maj 2025 një mini-konferencë me fokus shkëmbimin e dijes dhe eksperiencës mes profesionistëve të mjekësisë dhe studentëve shqiptarë.

Eventi, që do të zhvillohet në format hibrid – fizikisht në Londër dhe njëkohësisht virtualisht nëpërmjet platformës Zoom – ka për qëllim forcimin e lidhjes profesionale dhe akademike mes mjekëve shqiptarë që punojnë në Britani dhe brezave të rinj në fushën e mjekësisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Programi i ditës parashikon një seancë takimi dhe rrjetëzimi në orën 12:00 (sipas orës lokale në Londër), ndërsa sesionet akademike do të zhvillohen nga ora 13:00 deri në 16:00 (në Londër), respektivisht 14:00 – 17:00 në Tiranë.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të dëgjojnë ekspertë të fushave të ndryshme të mjekësisë, të cilët do të ndajnë përvoja praktike dhe njohuri të avancuara, me synimin për të frymëzuar dhe orientuar studentët shqiptarë drejt standardeve më të larta ndërkombëtare.

Për të marrë pjesë në këtë aktivitet, të interesuarit mund të regjistrohen përmes këtij linku: https://lnkd.in/dbNuums2, ku do të marrin dhe detajet për lidhjen në Zoom dhe vendndodhjen fizike të aktivitetit në Londër.

Ky aktivitet vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të forcuar rrjetin profesional të diasporës shqiptare dhe për të krijuar ura bashkëpunimi me vendet e origjinës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.