Kostumografia vlerësohet si një nga vlerat e jashtëzakonshme të Gjirokastrës që në ndërthurje me arkitekturën e kanë bërë këtë qytet ndër më të preferuarit nga turistët.
Por ndërsa në dyqane të ndryshme shikon të shiten apo të jepen me qira kostume popullore, vlerat e këtyre të fundit rrezikojnë të humbasin si pasojë e zhdukjes së elementëve që i bëjnë realisht këto kostume karakteristike sipas zonave.
Piktori dhe njëkohësisht kostumografi i njohur gjirokastrit Stavri Çati ngre alarmin për zhdukjen e vlerave të kostumografisë.
Madje sipas tij ka gabime edhe në kostumet e vendosura ne muzeun etnografik të Gjirokastrës që duhen korrigjuar sa më shpejt.
Ajo që po humb në kostumet popullore në Gjirokastrës është e pasqyruar fatmirësisht në pikturat që ka realizuar Stavri për të gjithë llojet e kostumeve popullore që përfaqësojnë zona të ndryshme të Gjirokastrës./A2CNN
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.