Marrëveshja për njohjen reciproke të patentave të shoferëve mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe ka hyrë zyrtarisht në fuqi. Lajmi është konfirmuar sot nga Ministria e Punëve të Jashtme e Emirateve, përmes një Note Verbale të dërguar në Ambasadën e Kosovës në Abu Dhabi.
Kjo marrëveshje u mundëson qytetarëve të të dyja vendeve që të konvertojnë lejet e drejtimit pa qenë të detyruar të kalojnë provime teorike apo praktike në vendin pritës. Ajo përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt lehtësimit të lëvizjes dhe integrimit të qytetarëve kosovarë dhe emiratas në tregjet përkatëse të punës dhe jetesës.
Marrëveshja ishte nënshkruar më 4 dhjetor 2024 në Abu Dhabi dhe konsiderohet si një tjetër gur themeli në marrëdhëniet mes dy vendeve, pas marrëveshjes së mëhershme të janarit 2024, e cila mundësoi udhëtimin pa viza për qytetarët e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ky zhvillim pritet të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për diasporën kosovare që jeton dhe punon në Emirate, si dhe për qytetarët e interesuar për të udhëtuar apo për t’u integruar në tregun arab.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.