Ai nuk e kërkoi mbylljen në ligjëratë të drejtë por retorika e tij dhe dialogjet me disa individë në rrugën para RTSH-se të çonte logjikshëm në këtë përfundim.
“Ne -tha Agroni – paguajme 30 milionë € taksa për një media që nuk e sheh askush!
Pra indirekt i tha publikut që kjo gjëja nuk i duhet askujt!
Është njëlloj sikur Britanikët të kërkojnë mbylljen e BBC-së apo Italianet mbylljen e RAI-it!
Kjo është përtej lajthitjes e nuk besoj se është ide origjinale e Agronit! Apo ndoshta i është premtuar atij ndonjë kullë në themelet e tij!?
Për shumë gjëma që ka bërë Rama gjatë sundimit të tij kanë dalë jo rrallë fillimisht si “shqetësime” e më pas si propozime nga jashtë enturazhit të tij!
Mua ky propozim nuk më duket i rastësishëm dhe është në vazhdën e zhdukjes dhe rrënimit të institucioneve të kulturës dhe artit shqiptar.
Dikush duket se ja ka vënë syrin ndërtesës e do të ndërtojë ndonjë monstër shumëkatëshe në vend të saj.
Po duan ta zhdukin RTSH-në ashtu siç zhduken kinematë e Tiranës!
Po duan ta mbyllin RTSH ashtu siç mbyllen estradën e Tiranës.
Po duan ta mbyllin dhe rrënojnë RTSH-në ashtu shemben dhe rrënuan ndërtesën simbol të Teatrit Kombëtar me pretekstin se ishte jashtë kohe.
Ashtu siç shkatërruan qendrën historike të kryeqytetit duan të zhdukin edhe asetin më të rëndesishëm mediatik të vendit e pse jo të shqiptareve kudo ku jetojnë!
Fakti që ka dalë kjo tezë duket se ata ja kanë bërë BE-në edhe Radiotelevizionit Kombëtar sepse duan t’a zhbëjnë këtë aset kombëtar të informimit, zbavitjes dhe sidomos edukimit të shqiptarëve.
A është keqmenaxhuar RTSH? Patjetër që po! Sidomos në këto 10 vitet e fundit RTSH duket sikur menaxhohet nga Beogradi e jo Tirana me lloj lloj marrësizh e programesh që trasmeton por kurrësesi as nuk duhet menduar mbyllja! Edhe të drejtën e tramsetimit të ndeshjeve te kombëtares shqiptare të futbollit ja ka dhënë klienteve privatë të qeverisë ato nuk trasmetohen nga kanali publik.
Arkivën e RTSH e përdorin trasmetuesit privatë sikur ta kishin shtëpinë e babës!
Në fund të fundit bastardët që e kanë menaxhuar në këtë mënyrë këtë kanë synuar pra që të urrehet!
RTSH është keqmenaxhuar në shumë periudha të tranzicionit te pafund shqiptar po kurrë kaq keq sa nën sundimin e “rilindjes”!
Por ajo që duhet të bëhet është që të reformohet e rikonceptohet ngjashëm me mediumet e vendeve serioze Perëndimore por në asnjë mënyre të mbyllet.