Vuçiç Macron: Qëndrimet për Kosovën po afrohen, biseda për sfidat gjeopolitike

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, mbërriti të mërkurën në Pallatin Elize në Paris, ku u prit nga presidenti francez Emmanuel Macron për një drekë pune. Gjatë takimit, liderët diskutuan për bashkëpunimin dypalësh, rrugën europiane të Serbisë, si dhe për çështje ekonomike dhe gjeopolitike.

Vuçiç theksoi se, ndonëse nuk mendojnë njësoj për disa çështje, qëndrimet e tij po afrohen me ato të Macronit, duke përfshirë edhe çështjen e Kosovës. Ai e falënderoi presidentin francez për mirëkuptimin e tij ndaj situatës së Serbisë dhe për thellimin e diskutimeve mbi të.

Pas takimit, Vuçiç njoftoi për mediat serbe se, bashkë me Macronin, kishin arritur në përfundimin se bota po hyn në një periudhë të trazuar, me kohë të vështira përpara, dhe se të gjithë duhet të përgatiten për sfidat që do të vijnë. Pallati Elize ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për takimin.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.