“Shqipëria Magjike”, çelet në Zarë ekspozita dedikuar vendit të shqiponjave

E martë, 8 Prill, 2025

Në Gradskoj loži, të Qytetit të Zarës, në Kroaci, u hap zyrtarisht ekspozita fotografike “Shqipëria Magjike”, e cila do të jetë e disponueshme për vizitorët nga data 7 deri më 11 prill 2025. Kjo expozitë u organizua nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë, Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë në Zarë, Muzeu Kombëtar i Zarës, në bashkëpunim me Këshillin e Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zarës, Bashkinë e  Qytetit të Zarës dhe Universitetin e Zarës.

Ekspozita prezanton trashëgiminë e pasur kulturore dhe bukuritë natyrore të Shqipërisë përmes objektivit të fotografëve të njohur.

Në ceremoninë zyrtare të hapjes, ishin të pranishme figura të rëndësishme diplomatike dhe kulturore. Zëvendës Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë, Alma Kasa, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë, Dr. Martin Berishaj, Këshilltarja Speciale e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj, si dhe mjaft përsonalitete të tjerë të shquar. Të pranishëm ishin dhe, Konsulli Nderit i Republikës së Shqipërisë në Zarë, Anton Dedaj dhe Profesor Marko Lukiq, Zëvendës Rektor për Bashkëpunim Ndërinstitucional dhe Ndërkombëtar i Universitetit të Zarës.

Kuratorja e ekspozitës, Renata Peroš, përshëndeti të pranishmit në emër të drejtoreshës së Muzeut Kombëtar të Zarës, Vesna Sabolić, duke vënë në pah rëndësinë historike e vendit ku u hap kjo ekspozitë, i cili daton në shekullin e 13-të dhe u rinovua në shekullin e 16-të.

Në fjalimet e tyre, kryetari i bashkisë së qytetit, Branko Dukiq shprehu krenarinë për këtë iniciativë, duke theksuar se ekspozita është një kontribut i rëndësishëm për bashkëpunimin kulturor midis Kroacisë dhe Shqipërisë, si dhe për zbulimin e pasurive natyrore dhe monumenteve të lashta historike të të dy vendeve.

Ermina Lekaj Prljaskaj në fjalën e saj theksoi se kjo ekspozitë nuk përbën vetëm një paraqitje fotografike, por është edhe një urë miqësie dhe shkëmbimi kulturor. Në fjalën e saj, Zëvendës Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë, Alma Kasa, e vuri theksin në zhvillimin e Shqipërisë si destinacion turistik, duke përmendur se vitin e kaluar vendi ka regjistruar rreth 11.5 milionë turistë, ndërkohë që popullsia e Shqipërisë është rreth 2.5 milionë banorë.

Më pas, Maksimiljana Barançiq lexoi një poezi emocionuese nga artisti i njohur Šima Dešpalj, duke evokuar bukurinë e gjuhës shqipe dhe pasuritë kulturore të këtij vendi.
Me këtë iniciativë, organizatorët synojnë të ngjallin interesin për historinë dhe artin shqiptar, duke krijuar një platformë dialogu dhe bashkëpunimi më intensive midis Kroacisë dhe Shqipërisë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.