“Dialogu ka ngecur”, Kallas: Do shohim mundësi të reja për Kosovën dhe Serbinë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka ngecur. Kështu është shprehur Shefja për Politikën e Jashtme të BE, Kaja Kallas.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Kallas tha se së bashku me Përfaqësuesin e Posaçëm po shqyrton mundësi të reja për ecurinë normale të dialogut.

“Ndoshta është dialogu, ndoshta është një tjetër mjet. Jam e gatshme ta shqyrtoj këtë çështje, dhe do ta bëj këtë së bashku me Përfaqësuesin e Posaçëm në ditët në vijim”, tha Kallas, e cila pritet ta vizitojë Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme.

Ajo shtoi se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është në interes të Bashkimit Europian. Kallas foli gjithashtu për ndikimin e mundshëm të luftës tregtare mes BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për mundësinë e një armëpushimi në Ukrainë, duke theksuar nevojën për përfshirjen e Evropës në çdo negociatë për këtë çështje.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.