Populli shqiptar ndër shekuj ka qenë dhe mbetet një shembull i rrallë dhe i admirueshëm për harmoninë ndërfetare – për respektin ndaj zgjedhjes së lirë të secilit për të besuar apo për të mos besuar. Në sytë tanë, asnjë fe nuk është më e mirë se tjetra, dhe asnjë njeri nuk vlen më shumë për shkak të fesë që ndjek apo nuk ndjek. Feja nuk e përcakton karakterin tonë, moralin tonë, apo vlerat që bartim. Këto përcaktohen nga veprat – nga sjellja jonë në familje, në shoqëri, në komunitet dhe në shtet.
Ne nuk jemi të përkryer – por çdo ditë duhet të përpiqemi të bëhemi më të mirë: më të sjellshëm, më të edukuar, më qytetarë, më largpamës. Çdo shqiptar i vërtetë e mban me nder në shpirt dhe në vepra trashëgiminë e paraardhësve tanë – burrave dhe grave që lanë gjithçka për të ruajtur shqiptarinë.
Ata nuk u përkulën. Nuk u asimiluan. Nuk u zhdukën. Ata mbetën shqiptarë!
Sepse feja jonë e vërtetë ka qenë dhe mbetet shqiptaria.
Ajo rrjedh në gjakun tonë, në damarët tanë, në zemrat tona që rrahin si Buna, si Drini, si Vjosa e si Shkumbini – pa pushim, me krenari. Shqiptaria nuk është vetëm një emër – është një amanet.
Është gjaku i të parëve tanë që neper shekuj s’u përkulën kurrë.
Është gjuha që ruajtëm per mijra e mijra vjet me mund, me gjak, me shkolla të fshehta. Është flamuri që e ngjyrosëm me dashuri dhe sakrificë. Prej qindra mijë vitesh, në tokën e bekuar te shqiptarise , kemi jetuar si shqiptarë.
Para se të njihnim katolicizmin. Para se të përqafonim ortodoksinë.
Para se të na trokiste islami në derë –
Ne ishim në atë tokë. Si arbërorë. Si një komb fisnik, krenar dhe i pathyeshëm. Historia na mëson se katolicizmi ka 1700 vjet, ortodoksia 971, islami 1415…
Por shqiptaria – shqiptaria është më e lashtë se të gjitha këto bashkë!
Ajo është në çdo frymë që marrim, në çdo varg kënge, në çdo trokitje të çiftelisë, në çdo valle që kercejmë me krenari. Shqiptaria është vula në gjakun tonë, jehona në shpirtin tonë, forca në qëndresën tonë.
Shqiptaria është feja e parë e kombit tone!
Shqiptaria eshte ajo na bashkoi, që na mbajti gjallë, që na çoi përpara edhe në vitet më të errëta. Shqiptaria është rrënja jonë.
Është burimi ynë.
Është krenaria jonë! Prandaj, krenaria jonë më e madhe duhet të jetë shqiptaria.
Le të besojmë në çfarëdo fe që dëshirojme – kjo është liri.
Por mos të lejojmë asnjë fe të na ndajë, të na zvogelojë, të na shkurtoj, apo të na largojë nga njëri-tjetri.
Sepse shqiptarët nuk janë ndarë kurrë nga feja – dhe nuk kanë lejuar asnjëherë që feja t’i ndajë! Mbi të gjitha, jemi shqiptarë.
Feja është rruga e shpirtit – por shqiptaria është rrënja jonë.
Feja është personale – por shqiptaria është përbashkuese! Le ta themi qartë dhe me bindje:
Asnjë fe nuk është më e mirë se tjetra.
Asnjë shqiptar nuk është më pak shqiptar për shkak të fesë së tij.
Feja nuk duhet të na ndajë kurrë. Ne nuk i mbijetuam pushtimeve, perandorive dhe asimilimeve për të harruar kush jemi sot!
Gjyshërit tanë nuk dhanë jetën për të theksuar dallimet tona – por për të na bashkuar nën një emër të shenjtë:
Shqiptar! Prandaj, sot të bëj thirrje ty:
Merr frymë shqiptarie.
Mendo shqiptarisht.
Frymëzo fëmijët e tu të ndihen krenarë që janë shqiptarë. Sepse shqiptaria nuk është një zgjedhje – është një trashëgimi.
Nuk është vetëm krenari – është përgjegjësi.
Nuk është vetëm histori – është e ardhmja jonë!
Rroftë shqiptaria!
Rroftë bashkimi ynë!
Rroftë kombi ynë i lashtë dhe i pavdekshëm!