Karton Jeshil 1-vjeçar për Maqedoninë e Veriut, 50 Euro për qytetarët shqiptarë

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Duke nisur nga sot data 1 Prill 2025, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë të lëvizin drejt Maqedonisë së Veriut me policën e sigurimit ndërkombëtar “Karton Jeshil” për autovetura, e cila do të ketë afat 1-vjeçar dhe një çmim të reduktuar prej 50 Euro. Ky vendim është pjesë e masave të marra nga autoritetet për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve shqiptarë në vendet kufitare, pas hyrjes në fuqi të po këtij sigurimi për Malin e Zi më 1 Shkurt 2025.

Ky zhvillim është pjesë e implementimit të rekomandimeve të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), me qëllim për të mundësuar dhe përmirësuar lëvizjen ndërkufitare dhe për të stimuluar shkëmbimet ekonomike mes vendeve të rajonit. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në bashkëpunim të ngushtë me Byrosën Shqiptare të Sigurimit (BSHS), ka mundësuar që shoqëritë e sigurimit të ofrojnë këtë produkt sigurimi për qytetarët shqiptarë në të gjitha pikat e shitjes.

Polica e sigurimit “Karton Jeshil” mbulon përgjegjësinë e drejtuesve të mjeteve me targa shqiptare në rast aksidenti gjatë qarkullimit jashtë territorit të Shqipërisë, dhe qytetarët mund të pajisen me të për një periudhë prej 12 muajsh për 50 Euro. Kjo policë sigurimi është e vlefshme për Maqedoninë e Veriut, si dhe për Malin e Zi. Po ashtu, shoqëritë e sigurimit do të vazhdojnë të ofrojnë edhe “Kartonin Jeshil” 15-ditor me çmim 15 Euro për ata që kërkojnë një sigurim afatshkurtër.

Ky vendim është një përpjekje për të ulur kostot për qytetarët shqiptarë dhe për të lehtësuar lëvizjen e tyre, duke nxitur kështu zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke kontribuar gjithashtu në forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.