Balla: Në Kontakt me Shqiptarët e Prekur nga Përmbytjet në Greqi

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe drejtuesi politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga përmbytjet e rënda në ishujt grekë Paros dhe Mykonos.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla theksoi se qeveria shqiptare po ndjek nga afër zhvillimet dhe është në kontakt me bashkatdhetarët shqiptarë të prekur nga stuhia. Ai siguroi se autoritetet greke dhe pushteti vendor po marrin masa për t’u përballur me pasojat e motit ekstrem.

Shirat e rrëmbyeshëm që goditën ishujt të hënën shkaktuan përmbytje masive, rrëshqitje dherash dhe dëmtime të infrastrukturës. Në Paros, rrugët u kthyen në lumenj, duke marrë përpara automjete dhe duke ndërprerë qarkullimin, ndërsa në Mykonos sistemi i kullimit u mbingarkua, duke përmbytur pjesë të mëdha të ishullit. Meteorologët raportojnë se në Mykonos ranë 71.6 mm reshje, nga të cilat 65 mm vetëm brenda dy orëve.

Ministri Balla u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë në zonat e prekura që të ndjekin njoftimet e Ambasadës Shqiptare në Athinë dhe të kontaktojnë për çdo nevojë.

“Po ndjekim me vëmendje situatën dhe jemi në kontakt me bashkatdhetarët tanë në Paros, Mykonos dhe zona të tjera të Greqisë, të goditura nga reshjet e dendura të shiut. Qeveria greke dhe bashkitë po marrin masat e nevojshme për të garantuar mbështetje. Ju lutemi të ndiqni njoftimet e Ambasadës së RSH në Athinë dhe të kontaktoni për çdo nevojë,” shkroi Balla.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.