Basha takon Komunitetin Shqiptar në Greqi, diskutohet angazhimi për diasporën

E shtunë, 5 Korrik, 2025

Një përfaqësi e Komunitetit Shqiptar në Greqi (KShG) priti në zyrat e saj kreun e Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i cili ishte i shoqëruar nga kandidati për deputet Fatmir Gjoci dhe anëtarët e tjerë të listës, Neli Demi dhe Endri Hasa.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e KShG, të kryesuar nga Rovena Xhori dhe anëtarët Emanuel Neti, Pjerin Lleshi dhe Skerdilajd Agalliu, paraqitën çështjet kryesore me të cilat përballet komuniteti shqiptar në Greqi, si dhe mënyrën e organizimit dhe funksionimit të komunitetit. Nga ana e tij, z. Basha prezantoi pikat kryesore të programit të Koalicionit Euroatlantik dhe angazhimet e kandidatit Fatmir Gjoci për diasporën.

Lexo edhe: Fatmir Gjoci:Diaspora, forca e ndryshimit për një Shqipëri më të zhvilluar

Komuniteti Shqiptar në Greqi theksoi qëndrimin e tij të hapur për bashkëpunim me të gjitha forcat politike, duke mirëpritur çdo iniciativë që synon adresimin e nevojave dhe sfidave të shqiptarëve në Greqi.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.