Në kuadër të bashkëpunimit bilateral, Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar një trajnim të përbashkët me Policinë Ushtarake të Kroacisë, me fokus në Mbrojtjen e Afërt dhe Anti-Terrorizmin (C.A.T.-TEAM).
Sipas FSK-së, qëllimi i këtij trajnimi ishte përmirësimi i aftësive operacionale të personelit të të dy forcave në menaxhimin e situatave të sigurisë dhe adresimin e kërcënimeve të mundshme.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit u angazhuan në aktivitete intensive, përfshirë qitje me armë të shkurtra dhe të gjata – si gjatë ditës ashtu edhe natës – pastrimin e objekteve, ngasjen e automjeteve në terrene të vështira dhe sigurimin e VIP-ave në ambiente të hapura.
Ky trajnim shërbeu gjithashtu si një mundësi e vlefshme për shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy forcave ushtarake, duke përforcuar partneritetin strategjik ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.