Një aksident fatal ka ndodhur në një fabrikë në Friuli të Italisë, ku 22-vjeçari shqiptar, Daniel Tafa, ka humbur jetën gjatë punës me një makineri për stampimin e ingranazheve industriale.
Sipas raportimeve të mediave italiane, tragjedia ndodhi kur një kallëp i nxehtë metali shpërtheu papritur, duke çuar në shkëputjen e një cope që goditi të riun në shpinë. Fatkeqësisht, ai ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.
Një nga kolegët e tij ka treguar detaje mbi momentet e fundit të aksidentit: “Ishte vendosur një copë në presë për testim. Nuk e di se çfarë ndodhi, por pjesa doli nga vendi dhe e goditi”, ka deklaruar ai për mediat lokale.
Danieli kishte festuar ditëlindjen e tij të 22-të më 24 mars dhe vetëm pak orë më vonë kishte nisur turnin e natës në fabrikë. Autoritetet italiane kanë hapur një hetim për të përcaktuar nëse shkaku i aksidentit ishte një defekt teknik i makinerisë apo një gabim njerëzor.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.