Rama prezanton “Paketa e Maleve” për agroturizmin dhe turizmin malor në Shkodër

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot në Shkodër ligjin e ri të miratuar, “Paketa e Maleve”, i cili hap mundësi për investime në agroturizëm dhe turizëm malor. Ky ligj ka si qëllim të mbështesë ata që dëshirojnë të investojnë në tokat e të parëve dhe të zhvillojnë biznesin e tyre, duke krijuar mundësi reale ekonomike për familjet që jetojnë në këto zona.

Gjatë diskutimit me të pranishmit, një sipërmarrës me një biznes disa vjeçar në Theth theksoi se kjo zonë, dikur e braktisur, është shndërruar në një atraksion të rëndësishëm për turizmin malor. Ai u shpreh: “Kemi qenë 20 familje, tani jemi mbi 300 familje që janë kthyer nga e gjithë bota për të zhvilluar turizmin”. Gjithashtu, ai shtoi se me të ardhurat nga biznesi, ata ndihmojnë edhe të afërmit në Gjermani dhe Itali.

Sipërmarrësi theksoi gjithashtu: “Kemi njerëz në Gjermani, Itali e vende të tjera, të cilëve u dërgojmë para. I kemi thënë hajdeni këtu, sepse nuk mund t’ju ndihmojmë më, por këtu mund të bëni jetë”.

Në përgjigje, Kryeministri Rama theksoi se “pagat në Theth janë më të mira se pagat në Greqi, kjo është pak por e sigurt” dhe se ata që shkojnë për të punuar atje kanë mundësinë të qëndrojnë dhe të ushqehen falas.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.