26 vite nga masakrat në Krushë, Presidentja Osmani: Nuk do t’i harrojmë kurrë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi sot Krushën e Madhe dhe Krushën e Vogël, në 26-vjetorin e masakrave të kryera nga forcat serbe, ku u vranë 241 banorë në Krushë të Madhe dhe 113 në Krushë të Vogël.

Gjatë fjalës së saj, Osmani e cilësoi këto krime si dëshmi të një gjenocidi të planifikuar nga regjimi i Slobodan Millosheviqit, i cili, përveç vrasjeve masive, dogji trupat e viktimave për të zhdukur gjurmët e krimit.

“Sot kujtojmë me dhimbje dhe nderim 241 banorë të vrarë në Krushë të Madhe dhe 113 në Krushë të Vogël nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit. Edhe pas 26 vitesh, 64 persona nga Krusha e Madhe dhe 60 nga Krusha e Vogël mbeten të zhdukur, ndërsa familjet e tyre ende presin drejtësi,” tha Osmani.

Ajo theksoi se mizoria e regjimit serb nuk njohu kufij, duke vrarë fëmijë, të moshuar dhe gra shtatzëna, ndërsa shtoi se banorët e Krushës qëndruan dhe u shndërruan në simbol të pathyeshmërisë.

“Sot para tyre rikonfirmojmë përkushtimin tonë të përditshëm për drejtësi dhe që kujtimi për të rënët të mos harrohet kurrë. Lavdi e përjetshme gjithë atyre që u flijuan për liri!”, përfundoi Osmani.

Në ceremonitë përkujtimore morën pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.