Qeveria britanike mbështetje të fortë SPAK-ut: Vijoni godisni të korruptuarit…

E diel, 6 Korrik, 2025

Pas Shteteve të Bashkuara, edhe Britania e Madhe ka dhënë një mesazh të qartë për politikën shqiptare: të mos ndërhyjë në punën e Prokurorisë së Posaçme dhe të respektojë reformën në drejtësi.

Në një deklaratë të mbajtur në OKB, Londra vlerësoi progresin e Shqipërisë në kuadër të Shqyrtimit Universal Periodik, duke e vënë theksin te forcimi i sistemit gjyqësor dhe lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

“Ne mbështesim progresin e Shqipërisë në reformën në drejtësi për të përmirësuar integritetin e gjyqësorit të saj, për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Mirëpresim partneritetin dypalësh dhe vlerësojmë bashkëpunimin në fushën e drejtësisë penale për mbrojtjen e shtetit dhe qytetarëve nga interesat kriminale”, thuhet në raportin britanik.

Në këtë kuadër, Britania e Madhe i jep mbështetje të plotë SPAK-ut dhe kërkon që Prokuroria e Posaçme të vijojë goditjen ndaj pushtetarëve të korruptuar.

“Mirëpresim krijimin e SPAK-ut, i cili ka bërë progres në trajtimin e rasteve të rënda të korrupsionit. Shqipëria duhet të qëndrojë e palëkundur në këtë luftë dhe të forcojë pavarësinë e autoriteteve gjyqësore, përfshirë SPAK-un, duke i lejuar të veprojnë pa ndërhyrje apo mbikëqyrje politike”, vijon deklarata.

Raporti britanik përmend gjithashtu rëndësinë e barazisë gjinore dhe mbështetjen ndaj grave të dhunuara, ndërsa i bën thirrje Shqipërisë që, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 prillit, të zbatojë të gjitha rekomandimet e pazgjidhura të OSBE-së për përmirësimin e procesit zgjedhor.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.