Ish-komandanti suprem i forcave aleate të NATO-s për Evropë, gjenerali Wesley Clark, deklaroi se Serbia do të duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe se bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve është i pashmangshëm.
Clark i bëri këto komente gjatë një diskutimi të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, me rastin e 26-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s dhe 21-vjetorit të themelimit të OEAK. Ai, i cili në vitin 1999 drejtoi operacionet ajrore të NATO-s kundër caqeve serbe, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, duke inkurajuar Kosovën të forcojë marrëdhëniet me fqinjët, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.
“Përfundimisht, Serbia do të duhet të pranojë pavarësinë tuaj dhe bashkëpunimi ekonomik do të jetë i pashmangshëm”, citohet të ketë thënë Clark.
Ai u bëri thirrje liderëve të Kosovës të ndjekin qeverisjen e pastër, të ruajnë unitetin politik dhe të krijojnë një ekuilibër të fortë mes sektorit publik dhe privat. Duke adresuar rolin e Kosovës në rajon dhe në arenën ndërkombëtare, Clark nënvizoi rëndësinë e sundimit të ligjit si një faktor kyç për ndërtimin e besimit të investitorëve.
Gjenerali amerikan theksoi nevojën për investime në infrastrukturë dhe energji, duke përmendur rezervat e bollshme të linjitit në Kosovë si një aset i rëndësishëm strategjik. Ai gjithashtu avokoi për transformimin dixhital të vendit, përmirësimin e sistemit tatimor, zgjerimin e brezit të gjerë të internetit dhe forcimin e sigurisë kibernetike për të luftuar dezinformimin dhe ndërhyrjet e jashtme.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.