Vuçiç kundër marrëveshjes Shqipëri-Kroaci-Kosovë: “Garë armësh”

E martë, 17 Nëntor, 2026

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar ashpër ndaj nënshkrimit të një memorandumi për bashkëpunim në mbrojtje mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, duke e cilësuar atë si një “garë armësh” dhe një shkelje të marrëveshjeve rajonale.

Memorandumi u firmos më 18 mars në Tiranë nga ministrat e Mbrojtjes të tre vendeve, me qëllim forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Kjo marrëveshje përfshin promovimin e aftësive mbrojtëse, bashkëpunimin midis industrive të mbrojtjes, si dhe rritjen e ndërveprimit përmes edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta.

Duke folur nga Brukseli më 19 mars, pas një takimi me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Vuçiç deklaroi se ky memorandum përbën një shkelje të marrëveshjes nënrajonale për kontrollin e armëve nga viti 1996 dhe se NATO nuk ishte informuar paraprakisht për këtë zhvillim.

“Është situatë e vështirë për ne, por ne e kemi kuptuar mesazhin e tyre. Do ta ruajmë vendin tonë dhe do ta mbrojmë me sukses nga çdo agresor i mundshëm, sado i fuqishëm të jetë ai,” tha Vuçiç.

Ai shtoi se në takimin me Rutte diskutoi edhe për situatën në Kosovë, marrëdhëniet e Ushtrisë Serbe me misionin e NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe për zhvillimet në Bosnje e Hercegovinë.

Në anën tjetër, memorandumi i nënshkruar mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës lë të hapur mundësinë për vende të tjera që të bashkohen në këtë iniciativë, e cila synon forcimin e sigurisë rajonale dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës.

Serbia vazhdon ta kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, duke e konsideruar atë pjesë të territorit të saj, edhe pse dialogu mes dy vendeve po zhvillohet nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian për të arritur një normalizim të plotë të marrëdhënieve.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.