“Shqiptar, mos rri po duku”, bëhu pjesë e Ekspozitës Etno-Kulturore në Cleveland

E martë, 1 Korrik, 2025

Më 13 prill 2025, Kisha Shqiptare St. E Premte në Cleveland do të presë një aktivitet të veçantë, një ekspozitë etno-kulturore që ka si qëllim të forcojë lidhjen e komunitetit shqiptar me traditat dhe kulturën e atdheut.

Ky aktivitet, i titulluar “Shqipëtar, mos rri po duku, shqipëtar!”, synon të zgjojë tek të rinjtë interesin për pasuritë e trashëguara dhe të promovojë ruajtjen e identitetit kulturor.

Në këtë ekspozitë janë të ftuar të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë në Cleveland, duke i ftuar ata që të sjellin objekte të cilat mbajnë në shtëpitë e tyre dhe kanë një rëndësi të veçantë kulturore ose historike.

Objekti mund të jetë një prodhim autokton shqiptar ose një relikë familjare e trashëguar nga brezat e mëparshëm. Kriteret për pjesëmarrjen janë specifike: objekte që përfaqësojnë punime dore si qëndisma, thurje, veshje tradicionale, instrumenta muzikorë, vegla pune, qeramikë dhe shumë të tjera.

Pjesëmarrësit janë të ftuar të ndajnë një histori të shkurtër për objektet e tyre, qoftë gojarisht, ose në formë të shkruar, duke e pasuruar kështu ekspozitën me tregime dhe kujtime të vlefshme. Aktiviteti do të zgjasë 1-2 orë, dhe çdo objekt do të qëndrojë i ekspozuar në prani të pronarit për këtë periudhë.

Për ata që dëshirojnë të kontribuojnë, mund të bëjnë donacione për kishën Shqiptare St. E Premte për mbështetje të aktivitetit dhe realizimin e tij sa më të suksesshëm.

Në këtë ditë të veçantë, duke filluar nga ora 11:00, komuniteti shqiptar do të ketë mundësinë të njohë më afër thesarin e pasurisë kulturore që ndodhet brenda çdo familje. Pjesëmarrësit duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre deri më 10 prill 2025, për të siguruar një ekspozim të mirë-organizuar dhe të pasur.

Ky është një mundësi e shkëlqyer për të mbajtur gjallë traditat dhe për të kontribuar në ruajtjen e identitetit shqiptar në diasporë. Bashkohuni me ne për të festuar dhe promovuar kulturën tonë të pasur!

Për regjistrime dhe konfirmime, mund të kontaktoni përmes mesazheve direkte ose duke komentuar në postimin e aktiviteteve.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.