Pas nënshkrimit të Deklaratës së Bashkëpunimit Trepalësh Ushtarak mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, Beogradi ka reaguar ashpër, duke e cilësuar atë një kërcënim për stabilitetin në rajon dhe duke kërkuar shpjegime nga Zagrebi dhe Tirana.
Në përgjigje të këtij qëndrimi, Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anusiç, deklaroi se Kroacia nuk ka më nevojë për miratimin e Serbisë në vendimmarrjet e saj.
“Ka kaluar koha kur Kroacia e pyeste Beogradin se çfarë i lejohej të bënte dhe si duhej ta bënte, dhe kjo nuk do të ndodhë më kurrë,” shkroi Anusiç në platformën sociale “X”.
Ai theksoi se Kroacia është një shtet i pavarur prej 35 vitesh dhe do të nënshkruajë marrëveshje me këdo që dëshiron.
Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Serbisë njoftoi se do të kërkojë një shpjegim zyrtar nga Kroacia dhe Shqipëria për këtë marrëveshje, duke pretenduar se ajo është bërë pa konsultim me Beogradin dhe mund të ndikojë në ekuilibrin e sigurisë në Ballkan.
Nga ana tjetër, Kosova e ka cilësuar këtë marrëveshje një hap të rëndësishëm për forcimin e sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal.
Marrëveshja trepalëshe, që synon forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë, ka nxitur polemika në rajon, duke reflektuar tensionet e vazhdueshme në politikën ballkanike.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.