Takim historik i Rrjetit Global të Diplomacisë Publike

E martë, 17 Nëntor, 2026

Takimi i 10-të i Asamblesë së Përgjithshme të Rrjetit Global të Diplomacisë Publike (GPDNet), i mbajtur në Doha, Katar, më 25–26 shkurt 2025, ishte një event historik, që mblodhi së bashku institucione kryesore kulturore, diplomatë, ekspertë të diplomacisë publike dhe kulturore, gazetarë dhe politikëbërës nga e gjithë bota.

Çfarë është Rrjeti Global i Diplomacisë Publike (GPDNet)?

Në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur, diplomacia kulturore është shfaqur si një shtytës jetik në promovimin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit ndërkombëtar. Rrjeti Global i Diplomacisë Publike (GPDNet), i krijuar në vitin 2014, është një platformë pioniere, që bashkon institucionet e diplomacisë publike dhe kulturore nga 28 vende të botë në pesë kontinente.

Me një përkushtim të fortë ndaj diplomacisë neutrale, jopolitike dhe gjithëpërfshirëse, GPDNet përdor artin, kulturën, arsimin dhe teknologjitë në zhvillim, për të krijuar një angazhim kuptimplotë ndërkulturor.

Në këta dhjetë vite aktivitet, GPDNet është rritur në një shtytës me ndikim në diplomacinë publike dhe kulturore ndërkombëtare. Ai shërben si një qendër për bashkëpunimin kulturor, udhëheqjen e mendimit dhe lidhjet njerëz me njerëz, duke siguruar që diplomacia publike të shtrihet përtej politikave qeveritare, për të prekur jetën e qytetarëve.

Nëpërmjet ekspozitave, koncerteve, bashkëpunimeve të arteve performuese, shfaqjeve të filmave, ngjarjeve të tregimit, festivaleve kulturore dhe programeve të shkëmbimit, GPDNet promovon në mënyrë aktive mirëkuptimin e ndërsjellë dhe shkëmbimin e qëndrueshëm ndërkulturor.

Anëtari Shqiptar i GPDNet

Qendra UET është një organizatë e shoqërisë civile e krijuar në vitin 2009, si nismë e një grupi studiuesish dhe pedagogësh në Universitetin Europian të Tiranës (UET). Kjo qendër profesionale dhe e kërkimit shkencor, me një profil të spikatur brenda vendit tonë dhe në rajon e më gjerë, është anëtarja shqiptare e Rrjetit Global të Diplomacisë Publike (GPDNet).

Ajo synon të kontribuojë në progresin dhe demokratizimin e shoqërisë shqiptare, nëpërmjet projekteve kërkimore të orientuara drejt politikave, ngritjes së kapaciteteve dhe programeve të përbashkëta në këto fusha kryesore, si qeverisja e mirë dhe integrimi në BE, ekonomia dhe zhvillimi i qëndrueshëm, të drejtat e njeriut dhe përfshirja sociale, si dhe teknologjia e informacionit, inovacioni social dhe sipërmarrja.

Qendra zhvillon dhe mbështet kërkimin e orientuar drejt politikave dhe aktivitete të tjera të ndërlidhura, duke ofruar analiza të politikave, ekspertizë dhe këshilla të kualifikuara për qeverinë dhe grupet e interesuara. Ajo vepron si lehtësuese, në proceset e komunikimit ndërmjet qeverisë, politikëbërësve dhe aktorëve të tjerë publikë nga njëra anë dhe qytetarëve, grupeve të interesuara, palëve private të interesit dhe komuniteteve në përgjithësi nga ana tjetër, në mënyrë që të promovojë dialogun proaktiv dhe të kontribuojë në ngritjen e kapaciteteve kombëtare.

Dobia e GPDNet

Ndërsa zgjeron shtrirjen e tij, rrjeti do të nisë gjithashtu Akademinë GPDNet, një iniciativë që synon trajnimin e profesionistëve të ardhshëm të diplomacisë publike dhe formimin e gjeneratës së ardhshme të ambasadorëve kulturorë.

I organizuar nga Fshati Kulturor KATARA, qendra kulturore më e madhe në Lindjen e Mesme, takimi filloi me një performancë magjepsëse të muzikës nga Orkestra Filarmonike e Katarit, duke vendosur një ton harmonik, që nënvizoi fuqinë e muzikës në lidhjen e njerëzve dhe kombeve. Kjo hapje artistike simbolizote angazhimin e GPDNet për të promovuar mirëkuptimin e ndërsjelltë, përmes shprehjes krijuese.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Profesor Khalid Al Sulaiti, Drejtor i Përgjithshëm i Fondacionit KATARA Cultural Village dhe President i mandatit të GPDNet, theksoi rolin kryesor të diplomacisë publike dhe kulturore në ndërtimin e paqes dhe respektit të ndërsjellë midis popujve të botës. “Në një botë të formuar nga diversiteti, kultura është ura më e fuqishme që lidh njerëzit Nëpërmjet dialogut të thellë dhe shprehjes artistike, ne forcojmë lidhjet e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit. Ai ripohoi përkushtimin e KATARA-s për të përkrahur shkëmbimin kulturor global. Ky vizion pati jehonë në Fjalimin e Hapjes nga Maryam Al Saad, Sekretare e Përgjithshme e GPDNet, e cila nënvizoi nevojën në rritje për inovacion në diplomacinë publike. Ajo theksoi se “E ardhmja e diplomacisë publike dhe kulturore varet nga përshtatshmëria. Në një epokë të transformimit dixhital, GPDNet duhet të shfrytëzojë teknologjitë në zhvillim dhe metodat inovative të angazhimit strategjik për të qëndruar në ballë të diskursit global”.

Fjalimi i saj hapi rrugën për diskutime mbi modernizimin e qasjes së GPDNet ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar. Një pikë kryesore intelektuale e asamblesë ishte diskutimi i panelit, “Diplomacia Publike Më pas: Trende të reja dhe kërcënime të reja”, ku ekspertë të nderuar shqyrtuan peizazhin në zhvillim të diplomacisë publike dhe kulturore.

Diskutimi eksploroi si mundësitë ashtu edhe sfidat brenda këtij ekosistemi të ri, duke ofruar njohuri të vlefshme për të udhëhequr përpjekjet e angazhimit ndërkulturor të GPDNet në një shkallë më të gjerë. Duke bashkuar disa nga zërat më të njohur në diplomacinë publike, paneli paraqiti kontribute të thella nga Dr. Nicholas Cull, Dr. Yasushi Watanabe dhe Dr. Vanessa Tinker. Pjesëmarrësit shqiptarë të Qendrës UET ishin pjestarë aktivë të diskutimeve.

Një nga rezultatet e rëndësishme të takimit në Doha ishte miratimi i Akademisë së Diplomacisë Publike GPDNet, një iniciativë kushtuar ngritjes së kapaciteteve dhe zhvillimit të lidershipit në fushën e diplomacisë publike. Kjo akademi do të shërbejë si një qendër për trajnimin e diplomatëve të ardhshëm kulturorë, nxitjen e shkëmbimit të njohurive dhe pajisjen e profesionistëve me aftësi në angazhimin dixhital dhe komunikimin ndërkulturor.

Një tjetër rezultat kyç i Asamblesë së Përgjithshme ishte miratimi i GPDNet Vision 2030, një kuadër strategjik , i cili do të formësojë drejtimin e rrjetit në dekadën e ardhshme. Ky vizion do të shërbejë si një udhërrëfyes për forcimin e qeverisjes, zgjerimin e shtrirjes dhe integrimin e qasjeve të reja në praktikën e diplomacisë publike dhe kulturore të GPDNet.

Ndërsa GPDNet fillon kapitullin e tij të ardhshëm nën udhëheqjen e fshatit kulturor Katara, fokusi mbetet i palëkundur në inovacionin, gjithëpërfshirjen dhe qëndrueshmërinë.

Me një kuadër më të strukturuar, efektiv dhe me ndikim global, GPDNet është gati të formësojë të ardhmen e diplomacisë publike dhe kulturore, duke kontribuar në një botë paqësore, të begatë, progresive dhe të përqendruar tek njerëzit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.