Tragjedia/ Reagon Papa Françesku: Ngushëllime të thella për familjet e viktimave

E diel, 20 Prill, 2025

Përmes një telegrami të nënshkruar nga Sekretari Kardinal i Shtetit, Pjetro Parolin, Papa Françesku shprehu ngushëllimet e tij pas zjarrit në një klub nate në Maqedoninë e Veriut, ku humbën jetën 59 persona.

Në telegram theksohet mbështetja e Papa Françeskut për familjet që humbën të dashurit e tyre, kryesisht të rinj, në zjarrin që shpërtheu në qytetin e Koçanit.

“Papa Françesku shpreh “ngushëllimet e tij të thella” dhe siguron “afërsinë e tij shpirtërore me të lënduarit” në zjarrin dramatik që shpërtheu gjatë natës në një lokal nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut, i cili shkaktoi 59 viktima dhe 155 të plagosur” shkruhet në telegramin e  nënshkruar nga Sekretari i Shtetit i Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, drejtuar peshkopit të Shkupit, imzot Kiro Stojanov.

Në tekst, Françesku siguron “kujtim në lutje për ata që kanë humbur jetën”, thërret “ngushëllim qiellor për ata që vuajnë pasojat” e një prove kaq të ashpër.

Zjarri i rënë rreth orës 3 të mëngjesit gjatë një koncerti ku morën pjesë 1500 persona në lokalin e natës në Koçan, i mori jetën 59 të rinjve kryesisht të moshave nga 14 deri në 27 vjeç.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.