1930/The Sunday Pictoral:Moisiu shpreson të jet i kuptueshëm për publikun anglez

E martë, 17 Nëntor, 2026

The Sunday Pictoral” ka botuar, të dielën e 25 majit 1930, në faqen n°2, intervistën ekskluzive asokohe me Aleksandër Moisiun në Londër, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 Aktori i madh këtu

Aleksandër Moisiu nesër mbrëma luan në Londër

1300 herë në një pjesë

Aleksandër Moisiu, aktori i famshëm gjerman, i cili ka luajtur Hamletin 1000 herë dhe ka luajtur Stanhope në produksionin vjenez të “Journey’s End — Fundi i Udhëtimit”, tani ndodhet në Londër.

Ai erdhi në Londër sepse, pasi kishte performuar pothuajse në çdo kryeqytet tjetër të botës, ai aspiron, si emri i tij Aleksandri i Madh, të pushtojë kryeqytete të reja.

Sulmin e tij do ta nisë në Teatrin Globe nesër mbrëma, kur do të hapë sezonin ndërkombëtar të Cochran dhe Maurice-Browne si Fedya në “Der Lebende Leiehnam” (“Kufomën e gjallë”) të Tolstoit. Këtë, pjesën e tij më të famshme, ai e ka luajtur mbi 1300 herë.

“Megjithëse nuk kam aktruar kurrë më parë në Londër,” tha zoti Moisi dje për The Sunday Pictorial, “unë nuk po ndihem nervoz. Unë jam mjaft kurioz – kurioz të takoj luanin tuaj anglez dhe të shoh nëse ai do të më gëlltisë. Ndoshta ai nuk është aq i mprehtë sa e kanë pikturuar. Shpresoj që jo.”

“Fakti që aktroj në gjermanisht, shpresoj, nuk do të më bëjë të pakuptueshëm për audiencën londineze që nuk e kupton gjuhën. Aktrimi është më i thellë se fjalët.”

Sharmi i Moisiut vendoset që me shikimin e parë. Ai ka flokë të zinj, sy depërtues por të butë dhe një zë me ëmbëlsi dhe bukuri të pakrahasueshme.

“Më pëlqen më shumë, — tha ai, — të aktroj në një teatër intim, me publikun afër meje. Sa më larg të jeni nga audienca, aq më e vështirë është ta bëni — si e quani ? — transmetimin e rrymës (energjisë).”

Pas një jave me “Der Lebende Leichmam — Kufomën e Gjallë”, Moisiu do të shfaqet në teatrin Globe në shfaqjen e “Hamletit”.

“Por jo,” tha ai, “Hamleti me pallto. Publiku modern nuk i vlerëson vërtet kostumet moderne, edhe pse ato mund t’u japin atyre një ndjesi të këndshme të çastit.”

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.