Shqipëria gati për kualifikueset e Botërorit 2026, sfida e parë ndaj Anglisë

E shtunë, 5 Korrik, 2025

Kombëtarja shqiptare nis një tjetër rrugëtim të rëndësishëm, këtë herë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Kuqezinjtë janë në Grupin K, ku do të përballen me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën, një grup sfidues që kërkon përgatitje maksimale.

Trajneri Sylvinho ka përzgjedhur 26 lojtarë për dy ndeshjet e para të këtij cikli, ndaj Anglisë në “Wembley” më 21 mars dhe Andorrës në “Air Albania” më 24 mars.

Dy emra të rinj janë përfshirë për herë të parë në Kombëtaren kuqezi Juljan Shehu (Widzew Lodz) dhe Etnik Brruti (Malishevë).

Po ashtu, bie në sy rikthimi i Armando Brojës, i cili ka vuajtur nga dëmtimet dhe ka pasur pak minuta në dispozicion me Evertonin. Stafi mjekësor i Kombëtares do të vlerësojë formën e tij për këto dy takime.

Një tjetër rikthim është ai i Naser Alijit, i cili aktualisht luan në Superiore me Dinamo City. Ndërkohë, mungesa e Mirlind Dakut mbetet në pikëpyetje, e cila pritet të sqarohet nga trajneri Sylvinho.

Lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar

Portierë:

  • Thomas Strakosha
  • Elhan Kastrati
  • Alen Sherri
  • Simon Simoni

Mbrojtës:

  • Ivan Balliu
  • Naser Aliji
  • Marash Kumbulla
  • Andi Hadroj
  • Ardian Ismajli
  • Berat Gjimshiti
  • Arlind Ajeti
  • Enea Mihaj

Mesfushorë:

  • Ylber Ramadani
  • Medon Berisha
  • Qazim Laçi
  • Kristjan Asllani
  • Adrion Pajaziti
  • Etnik Brruti
  • Juljan Shehu
  • Nedim Bajrami
  • Arbër Hoxha

Sulmues:

  • Ernest Muçi
  • Jasir Asani
  • Armando Broja
  • Myrto Uzuni
  • Rey Manaj

Sfida e parë, test i madh ndaj Anglisë

Shqipëria e nis këtë fushatë me një përballje të vështirë më 21 mars në “Wembley”, kundër një prej kombëtareve më të forta në botë, Anglisë. Tre ditë më vonë, kuqezinjtë do të synojnë fitoren e parë në grup, teksa do të presin Andorrën në “Air Albania”.

Biletat ende në shitje për ndeshjen ndaj Andorrës

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se biletat për ndeshjen ndaj Andorrës janë ende në dispozicion dhe mund të blihen në mënyrë elektronike në platformën ebileta.al.

Me synimin për një kualifikim historik në Botërorin 2026, Kombëtarja shqiptare do të kërkojë të shfrytëzojë formën e mirë të lojtarëve dhe të nisë këtë rrugëtim me rezultate pozitive.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.