Filmi i parë bashkëprodhim mes Kosovës dhe Greqisë, “TO POTAMI”, (Lumi) do të shfaqet për publikun e athinës në datat 10, 11, 17 dhe 18 mars 2025, në kinemanë Kino ASTOR, e vendosur në Stadiou 28, duke sjellë një histori tragjikomike mbi kontrastet sociale dhe përpjekjet për të gjetur identitetin në një botë në ndryshim.
Filmi, ku merr pjesë edhe aktorja e njohur kosovare Ilire Vinca, rrëfen jetën e dy personazheve kryesorë, Makis dhe Maria. Njëri përfaqëson një botë të modernizuar dhe të amerikanizuar, me aeroporte të reja dhe qendra tregtare të mëdha, ndërsa tjetri vjen nga një realitet i vjetër dhe i varfër pranë Aspropyrgos. Midis tyre qëndron një autostradë, e njohur si “Lumi”, që ndan jo vetëm rrugët e tyre fizike, por edhe botëkuptimet dhe mënyrat e jetesës.
Filmi do të shfaqet në oraret 20:00 dhe 21:45, duke ofruar për spektatorët një përvojë kinematografike unike. Ky bashkëpunim artistik mes Kosovës dhe Greqisë konsiderohet një hap i rëndësishëm në afrimin kulturor mes dy vendeve dhe një mundësi për të reflektuar mbi tematikat universale të ndryshimit dhe integrimit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.