Në Mitrovicë është përkujtuar masakra tragjike që ndodhi në tregun e këtij qyteti 26 vjet më parë, ku humbën jetën gjashtë qytetarë dhe qindra të tjerë u plagosën. Ky sulm i dhunshëm u realizua nga forcat serbe që përdorën minahedhës për të sulmuar tregun, i cili në atë kohë ishte plot me qytetarë të pafajshëm. Në mesin e të vrarëve ishin fëmijë dhe gra, ndërsa 128 të tjerë mbetën të plagosur.
Përfaqësues të institucioneve lokale, organizatave të ndryshme, si dhe familjarë të viktimave dhe martirëve, janë mbledhur çdo vit në vendin e ngjarjes për të nderuar ata që humbën jetën dhe për të kujtuar këtë akt të tmerrshëm.
Pasojat shëndetësore dhe psikologjike të këtij sulmi të ushtrisë dhe policisë serbe i ndiejnë ende shumë prej atyre që ishin të pranishëm në treg atë ditë tragjike, ndërsa kujtimi i këtij krimi vazhdon të mbajë gjallë dhimbjen dhe traumën në komunitetin mitrovicas.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.