Ministri Maqedonci: Kosova ka mbështetjen e SHBA-së për blerjen e helikopterëve

E diel, 20 Prill, 2025

Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar më nismën për lidhjen e marrëveshjes kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e cilësoi këtë marrëveshje një hap të rëndësishëm për avancimin e bashkëpunimit mes dy palëve, duke përfshirë planifikimin e mbrojtjes, qëndrueshmërinë strategjike dhe ngritjen e kapaciteteve strategjike ushtarake.

Maqedonci theksoi se ky bashkëpunim është në përputhje me qëllimet e Kosovës për integrimin më të gjerë euroatlantik dhe rritjen e ndërveprueshmërisë, duke forcuar gjithashtu partneritetin me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Ai gjithashtu bëri të ditur se marrëveshja adreson ngritjen e kapaciteteve ajrore të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), me fokus në ndërtimin e flotës së helikopterëve, një kapacitet që është planifikuar të rritet.

“Ne kemi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për blerjen e helikopterëve dhe sistemeve të tjera për FSK-në, që janë pjesë e fazës së tretë të tranzicionit të forcës”, deklaroi Maqedonci.

Po ashtu, gjatë mbledhjes, Qeveria e Kosovës miratoi një marrëveshje të rëndësishme me Slloveninë për shkëmbimin dhe mbrojtjen e informacionit të klasifikuar në fushën e mbrojtjes. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e cilësoi këtë marrëveshje si një hap të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe përmirësimin e kapaciteteve institucionale të Kosovës në këtë fushë.

Në mbledhjen e kabinetit qeveritar, u miratuan gjithashtu tri marrëveshje me Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë ato për transferimin e personave të dënuar, ndihmën e ndërsjellë juridike në çështje penale dhe ekstradimin.

Një tjetër nismë e miratuar nga Qeveria ishte ajo për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare për menaxhimin e grant-kontratës të asistencës teknike, si në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë, ashtu edhe me Malin e Zi.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.