“Paketa e Maleve”, një nxitje për ekonominë dhe turizmin malor në Shqipëri

E diel, 6 Korrik, 2025

Projektligji për “Paketën e Maleve”, i prezantuar nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, synon të krijojë një qasje të re për zhvillimin e zonave malore në Shqipëri, duke sjellë përparësi të qarta për ekonominë dhe turizmin rural.

Duke folur në seancën plenare të Kuvendit, Gonxhja theksoi se projektligji adreson një nga çështjet më të ndjeshme që ka penguar investimet në këto zona: pronësinë.

Nëpërmjet këtij akti ligjor, individët që kanë trashëgimi mbi një pronë do të mund të pajisen me titull pronësie, duke u krijuar mundësinë të investojnë dhe të zhvillojnë ekonominë rurale në mënyrë të qëndrueshme.

Projektligji ofron një kuadër të qartë ligjor për investimet në territoret malore, duke minimizuar konfliktet pronësore dhe duke garantuar që pasuritë e përfshira të mos jenë prona publike të patjetërsueshme apo objekt i ligjeve të tjera të veçanta për kthimin dhe kompensimin e ish-pronarëve.

Për të nxitur zhvillimin, ligji parashikon edhe lehtësi fiskale për subjektet që përfitojnë pronësinë e tokës sipas tij. Këto përfshijnë:

  • Përjashtim nga Taksa e Ndikimit në Infrastrukturë
  • Përjashtim nga taksa e pasurive të paluajtshme
  • Përjashtim nga TVSH-ja
  • Përjashtim nga tatimi mbi fitimin për një periudhë 10-vjeçare

Sipas Gonxhes, ky projektligj nuk do të zbatohet në të gjithë vendin, por vetëm në zonat me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore, të cilat do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, bazuar në propozimet e bashkive. Këto të fundit do të jenë të ngarkuara me verifikimin e pronave dhe administrimin e procesit të kalimit të tyre tek investitorët potencialë.

Pasi të marrin miratimin e Këshillit Bashkiak, poseduesit jopronarë do të kenë mundësinë të aplikojnë për Leje Zhvillimi, e cila miratohet nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Urbanistikës (KKTU). Pas kësaj, ata mund të bëjnë kërkesën pranë MEKI për të blerë tokën me tarifën simbolike prej 1 euro, duke paraqitur edhe projektin e zhvillimit të pronës.

Ministri Gonxhja nënvizoi se “Paketa e Maleve” synon të krijojë një ekuilibër mes zhvillimit ekonomik dhe ruajtjes së peizazhit natyror, trashëgimisë kulturore dhe identitetit lokal. Përmes saj, synohet të rritet interesi i investitorëve vendas dhe të huaj, përfshirë diasporën shqiptare, për të kontribuar në zhvillimin e zonave malore.

“Objektivi kryesor i këtij projektligji është që këto pasuri të shndërrohen në vlera të çmuara për ekonominë e vendit, duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin e ekonomisë familjare dhe kualifikimet profesionale”, deklaroi ai.

Me këtë iniciativë, qeveria synon të japë një shtysë të fortë për zhvillimin e turizmit malor dhe agroturizmit, duke zgjeruar hartën turistike të Shqipërisë përtej zonave bregdetare dhe urbane që kanë përfituar nga rritja e ndjeshme e vizitorëve në vitet e fundit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.