Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbërritur në Prishtinë për të vizituar babain e tij, i cili po përballet me probleme të rënda shëndetësore. Masa të shtuara sigurie, përfshirë forca të EULEX-it, janë vendosur para Klinikës Interne në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po trajtohet i ati i Thaçit.
Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, po përballet me një proces të zgjatur gjyqësor. Kërkesa e tij për të vizituar babain ishte refuzuar disa herë më parë, përpara se t’i jepej mundësia të kthehej për këtë vizitë.



