Organizimi i Euro U-21 2027 me Serbinë ndez polemika,Armand Duka qetëson tifozët

E diel, 6 Korrik, 2025

Vendimi i Federatës Shqiptare të Futbollit për të bashkëorganizuar Kampionatin Europian U-21 të vitit 2027 me Serbinë ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin sportiv dhe më gjerë. Tifozët shqiptarë dhe qytetarë të interesuar kanë shprehur pakënaqësi për këtë bashkëpunim, duke rikthyer në vëmendje peshën e historisë mes dy vendeve dhe konfliktet e së kaluarës. Kritikat kanë vërshuar në rrjetet sociale dhe hapësirat publike, ndërsa shumë prej tyre shprehin shqetësimin se ky organizim mund të jetë i papranueshëm në aspektin moral dhe emocional për shqiptarët, veçanërisht për ata nga Kosova.

Për të sqaruar pozicionin e FSHF-së, presidenti i saj, Armand Duka, në një dalje televizive thekson se ky është një event thjesht sportiv dhe se objektivi kryesor i Shqipërisë duhet të jetë suksesi në fushën e lojës. Ai i ka bërë thirrje opinionit publik ta shohin këtë si një mundësi për zhvillimin e futbollit shqiptar dhe jo si një çështje politike, duke theksuar se sporti duhet të ndërtojë ura komunikimi dhe jo të thellojë ndarjet historike.

Reagimi i Dukës

Ekziston emocioni, pesha e historisë mes dy kombëtareve. Unë i ftoj të gjithë, besoj se do ta bëjnë të gjithë. Ta shohim ndeshjen me Serbinë si një ndeshje futbolli dhe asgjë më shumë. Objektivi ynë kryesor është që të fitojmë sportivisht. Nëse fitojmë sportivisht, i kemi fituar të gjitha.

Organizimi i Euro U-21 2027 së bashku me Serbinë, reagimet – Në muajin maj 2025 do të presim finalet e Europianit U-17. Është i pari Europian që ne presim, nuk kemi organizuar më parë një turne final. Më 31 mars hidhet shorti dhe nis më 19 maj. Jam i bindur që do të jetë një organizim i suksesshëm. Në 2027 do të presim finalet e Europianit U-21. Ka qenë çështje diskutimi, jemi të vëmendshëm në kritikat dhe vërejtjet, sharjet e tifozëve se pse ne kemi bashkëpunuar me Federatën serbe për kampionatin. Ne jemi një organizatë sportive dhe ky është një event sportiv. Qëllimi kryesor është sportiv. Pa dyshim edhe pragmatist sepse ky ishte një shans për t’u shfrytëzuar për të pasur një kampionat europian sepse unë dyshoj në historinë e Shqipërisë që do të përsëritet dhe uroj që të përsëritet sërish. Edhe nga ana politike, pa dyshim që jo vetëm e kam përjetuar atë që ka përjetuar çdo kosovar (jo në të njëjtën mënyrë sepse nuk kam qenë fizikisht në Kosovë), por të gjithë ne e kemi mbështetur dhe jemi munduar të lehtësojmë dhimbjen e shqiptarëve të Kosovës. E di historinë, por mesazhi është që ne duhet të shohim përpara. Ne nuk do ta ndryshojmë Serbinë, nuk do ta lëvizim Serbinë nga vendi. Ajo do të rrijë aty, Kosova do të rrijë aty. Pavarësisht dhimbjes, duhet të gjejmë mënyrën dhe  duhet të gjejmë ura komunikimi. Nëse kjo do të ndikojë apo jo pak pozitivisht, unë besoj se po. Dhe nëse kjo i shërben përmirësimit të jetës së fëmijëve në Kosovë, unë do të jem i kënaqur. Do lëndojë disa sepse plagët janë të freskëta, por ne duhet të shohim përpara.

A do merrni masa që bashkëpunimi të jetë i suksesshëm? – Nuk kam dyshim që do të jetë një organizim i suksesshëm dhe një event perfekt. Ne kemi dhënë prova që dimë ta bëjmë këtë gjë, kemi bërë shumë gjëra mirë. Ne organizojmë në Shqipëri çdo vit një numër të konsiderueshëm turnesh kualifikues. Kemi organizuar finalen e parë të Conference League. Përderisa kemi këtë eksperiencë, përderisa kemi bërë mirë të gjitha këto, do t’i bëjmë mirë edhe finalet e Europianit 2027.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.