Austri/ Anna Kove dhe Fate Velaj mbi përkthimin dhe letërsinë gjermano-shqiptare

E premte, 4 Korrik, 2025

Shoqëria Austriake për Letërsinë, në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Vjenë, organizoi një mbrëmje letrare të veçantë, ku në qendër të vëmendjes ishte dialogu mes përkthyeses së njohur Anna Kove dhe shkrimtarit Fate Velaj, njëherazi Ambasador i Shqipërisë në Austri.

E vlerësuar për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në përkthimin letrar, Anna Kove ndau me publikun përvojën e saj mes dy gjuhëve dhe sfidat e punës delikate të përkthimit. Ajo ka sjellë në shqip vepra të rëndësishme të letërsisë gjermane dhe austriake, duke përkthyer autorë të shquar si Günter Grass, Paul Celan, Daniel Kehlmann, Hans Fallada dhe Herta Müller. Gjatë fjalës së saj, Kove theksoi rritjen e interesit për letërsinë e këtyre vendeve në Shqipëri, por edhe sfidat që hasin përkthyesit për të përcjellë besnikërisht stilin dhe nuancat e autorëve origjinalë. Ajo foli gjithashtu për tregun e librit në Shqipëri dhe rëndësinë që ka përkthimi në pasurimin e kulturës letrare shqiptare.

Nga ana tjetër, Fate Velaj u ndal te historia e letërsisë gjermane në Shqipëri, duke kujtuar autorët që, pavarësisht kufizimeve dhe censurës në periudha të ndryshme, kanë arritur të depërtojnë në tregun shqiptar. Ai solli në vëmendje emra të tillë si Erich Maria Remarque, Lion Feuchtwanger dhe Stefan Zweig, të cilët, megjithëse të dashur për lexuesit shqiptarë, janë përballur me ndalime dhe kufizime gjatë regjimit komunist. Velaj analizoi gjithashtu sfidat e letërsisë shqipe pas viteve 1970 dhe ndikimin e politikës në zhvillimin e saj.

Mbrëmja u karakterizua nga një debat i gjallë mbi përkthimin, letërsinë dhe ndikimin e saj në ndërlidhjen e kulturave. Takimi solli një perspektivë të re mbi marrëdhëniet letrare mes Shqipërisë, Austrisë dhe Gjermanisë, duke nxitur reflektime mbi rëndësinë e letërsisë si një urë komunikimi mes popujve.

Në këtë aktivitet morën pjesë intelektualë dhe artdashës nga Austria dhe komuniteti shqiptar në Vjenë, duke konfirmuar interesin e madh për letërsinë dhe përkthimin si një mjet kyç për dialogun kulturor.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.