Një postim i Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, i cili promovonte bukuritë natyrore të vendit, ka ngjallur reagime të ashpra nga ndjekës serbë në rrjetet sociale.
Pak ditë më parë, ambasada ndau një fotografi nga Gjeravica, maja më e lartë në Kosovë, duke e shoqëruar me një mesazh të thjeshtë dhe pozitiv:
“Shëtitjet në terren në këtë vend të mrekullueshëm janë vërtet mbresëlënëse me një panoramë kaq mahnitëse përpara teje. Përshëndetje nga maja më e lartë e Kosovës, Gjeravica dhe fqinjët e saj mahnitës.”
Mirëpo, postimi u shoqërua me një valë komentesh nacionaliste nga përdorues serbë, të cilët pretendonin se Gjeravica i përket Serbisë. “Le ta dinë të gjithë se Kosova është Serbi”, “Gjeravica është maja më e lartë e Serbisë”, ishin disa nga reagimet e shumta që pasuan.
Përballë këtij diskursi, Ambasada Gjermane nuk hezitoi të përgjigjej, duke sqaruar me qartësi pozicionin e saj. “Serbia është Serbi dhe Kosova është Kosovë”, “Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë”, dhe “Ky postim është për bukuritë e bjeshkëve të Kosovës”, ishin disa nga përgjigjet e ambasadës, e cila mbajti një qëndrim të prerë për të vërtetën gjeopolitike të rajonit.
Për shkak të numrit të madh të komenteve me gjuhë urrejtjeje, ambasada vendosi të kufizojë mundësinë e komenteve nën postim. “Kemi vendosur të kufizojmë seksionin e komenteve për shkak të volumit të lartë të komenteve konfrontuese, të cilat nuk nxisin debat konstruktiv ose shkëmbim mendimesh”, thuhej në njoftimin e saj.
Ky incident nxjerr në pah sfidat e vazhdueshme që hasin institucionet ndërkombëtare në përpjekjet për të promovuar një qasje paqësore dhe konstruktive ndaj realitetit politik të Kosovës.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.