Kurti – Sekretarit të NATO-s: Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet e Kosovës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Sekretari i NATO-s, Mark Rutte është takuar sot me kryeministrin Albin Kurti. Kreu i ekzekutivit kosovar në një postim në “X” lidhur me këtë takim, i ka thënë Sekretarit të NATO-s, se Serbia me ndihmën e Rusisë kanë ndërhyrë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Ne vlerësojmë bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe rikonfirmojmë angazhimin tonë për sigurinë rajonale dhe evropiane. Theksova gjithashtu progresin e rëndësishëm demokratik të Kosovës. Megjithatë, si shumë vende evropiane, ne kemi qenë në shënjestër të ndërhyrjeve në zgjedhje, në rastin tonë, nga Serbia me ndihmën ruse, një mjet i përhapur që përbën një kërcënim kritik për demokracinë në epokën aktuale”, ka thënë Kurti pas takimit.

Para Albin Kurtit, Rutte ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, me të cilën kanë mbajtur edhe një konferncë për media.

“Vizita ime këtu demonstron përkushtimin e palëkundur për siguri afatgjate në gjithë Kosovën”, ka deklaruar Rutte.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.