Francë/ 7 shqiptarë të arrestuar, grabisnin rezidencat e figurave publike

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Autoritetet franceze kanë vënë në pranga shtatë persona të dyshuar për një seri grabitjesh në banesa të personaliteteve të njohura në Francë dhe Belgjikë. Banda përbëhej nga shtetas shqiptarë dhe kishte si objektiv futbollistë, pilotë të Formula 1 dhe këngëtarë të famshëm.

Dy nga të dyshuarit u arrestuan më 20 janar në Luksemburg, ndërsa pesë të tjerët më 4 mars pranë Reims. Gjashtë prej tyre tashmë janë paditur, mes tyre edhe drejtuesi i dyshuar i grupit, Edison Pula, një shqiptar rreth të tridhjetave.

Policia franceze e kishte koduar grupin me emrin “Nikla”. Sipas autoriteteve, ata kanë vjedhur bizhuteri dhe aksesorë luksozë me vlerë rreth 1 milion euro, të cilat më pas janë shitur në Shqipëri.

Edison Pula ishte në kërkim nga Interpoli dhe njihet për disa arratisje, përfshirë një nga një burg italian në qershor të vitit 2022.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.