Zvicra është një vend ku kanë ardhur shumë shqiptarë për të punuar e jetuar. Ndonëse numri kaq i madh i shqiptarëve të emigruar në vendet e Evropësështë shqetësues, e megjithëkëtë kur kemi parasysh se një pjesë e mirë e bashkatdhetarëve tanë, nga të gjitha trevat shqiptare, janë të organizuar mirë për ta ruajtur e për ta mbajtur gjallë kulturën e gjuhën shqipe, do të themi, padyshim, këto vlera e arritje janë sukses i madh, sepse ata që organizohen e përpiqen kanë mundësi të mëdha jo vetëm ta mbajnë mirëfilli në zemrat e shpirtin e tyre gjuhën dhe kulturën shqiptare, por edhe i pasurojnë këto drejtime e lëmi që na mbajnë gjallë si një popull e si një komb, duke edukuar, kështu, brezat e rinj.
Shkollat shqipe në Zvicër vazhdimisht kanë qenë e janë të organizuara mirë, jo vetëm në procesin e mësimit, por edhe në realizimet artistike e festive, gjë që tregojnë se mësimdhënësit, nxënësit e prindërit e tyre kanë shpirtin e pathyer e krenarinë e natyrshme shqiptarësisë sonë. Në këtë drejtimi koordinatori ynë prof. Dr. Vaxhid Sejdiu, bashkë me mësimdhënës të shquar si: Qefsere Sejdiu, Anita Duriçi, Nuraj Iljazi, Teuta Myrtaj, Lumnije Klinaku, Minire Azemi etj., kanë vepruar e punuar shumë në përhapjen dritës dhe diturisë te nxënësit, por edhe kanë organizuar manifestime kulturore ku fjala shqipe, kënga, traditat, veshjet dhe krenaria kanë shkëlqyer. Kështu hidhen hapat e sigurt, duke dhënë kontributin me përkushtimin e madh në edukimin, në radhë të parë, atdhetar, te fëmijët shqiptarë dhe në gjithë gjallërinë e frymëmarrjen e shëndoshë shqiptare.
Po në këtë vazhdimësi, të dielën që shkoi u organizua edhe një festë e bukur për Pavarësinë e Kosovës, për 17 Shkurtin si një ditë tanimë e veçantë, për Kosovën, por edhe për të gjitha trevat shqiptare… Nxënësit sollën jo vetëm nderimin për heronjtë e dëshmorët, por ata krijuan një harmoni të gjallë gëzimi, së bashku me mësimdhënësit e prindërit e tyre. Kosova tanimë, si një shtet i dytë shqiptar i ka dhënë mundësi të gjithë shqiptarëve në botë, të jenë më të fortë, më të gjallë, më të mbështetur te njëri – tjetri dhe shumë më motivuar për të hedhur hapa të mëtutjeshëm, të nevojshëm drejt, bashkimit dhe zhvillimit të popullit shqiptar e trevave të tijetnike.
Manifestimi qe plot gjallëri duke shfaqur jo vetëm krenarinë, por edhe atë vazhdimësinë koherente nga gjeneratat e kaluara deri te këto tanishmet.
Mund të thuhet pa ngurrim se këta fëmijë që mëkohen me fjalën e bukur shqipe me këngët e vallet, me kulturën e traditën, por që edukohen e përparojnë shumë edhe në shtetet e zhvilluara si në Zvicër, Gjermani e shtete të tjera, natyrisht që do të kenë edhe bazë të fortë në ndërgjegjen dhe rrjedhshmërinë e natyrshme të ruajtjes së gjakut e gjuhës, kulturës e traditave dhe përgjithësisht në trashëgiminë e shqiptarësisë sonë.
Mund të thuhet padyshim, se këto janë fakte, dëshmi një pune e të një veprimtarie sa edukative e shoqërore aq edhe atdhetare.
Nxënësit, mësimdhënësit, prindërit e këngëtarët u mblodhëndhe festuan së bashku duke dëshmuar se kështu arrihet gjithnjë e më mirë realizimi i planeve dhe i kërkesave tona si një bashkësi e mërguar shqiptare, duke mbajtur e dëshmuar krenarinë e suksesin.
Shkolla Shqipe në Zvicër e udhëhequr nga prof. Dr. Vaxhid Sejdiu dhe mësimdhënësit e përkushtuar duke mbajtur kaq të përsosura organizimet kombëtare dhe gjithë procesin arsimor me nxënës, është një histori suksesi, një model i mirë për të gjithë mësimdhënësit e shkollat shqipe në mërgatë, por edhe në trevat shqiptare.