Një reflektim mbi sfidat politike të Shqipërisë në prag të zgjedhjeve

E diel, 20 Prill, 2025

Demokratizimi i Partive Politike dhe Nevoja për Një Përfaqësim më të Drejtë

(Shkas nga Primaret e PD-së për kandidatët e ardhshëm në Parlament)

Më 11 maj, shqiptarët do të votojnë për zgjedhjet parlamentare, një moment kyç që mund të ndikojë në drejtimin politik dhe institucional të vendit. Ky proces zgjedhor zhvillohet në një kontekst ku mosbesimi ndaj politikës është në nivele alarmante, pjesëmarrja në votime ka rënë nën 50%, dhe partitë politike vazhdojnë të funksionojnë me një sistem që i ka dhënë fuqinë absolute liderëve tyre në përzgjedhjen e kandidateve në Parlament, në dëm të përfaqësimit real të qytetarëve dhe të shuarjen të zërit të deputetit për interesat e elektoratit që pËrfaqëson.

Primaret e Partisë Demokratike, pavarësisht problematikave të tyre, përfaqësojnë një përpjekje për të kundërshtuar modelin aktual të kontrollit absolut të liderëve mbi listat e deputetëve.  Një aspekt që bie në sy në procesin e primareve të zhvilluara në qarkun e Durrësit (shembull) është numri i lartë i kandidatëve – 37 kandidatë për vetëm 14 mandate. A nuk do të ishte më efektive që ky numër të kufizohej në një gamë më realiste prej 14-17 kandidatësh, duke mundësuar një garë të bazuar në ide, programe dhe përfaqësim të mirëfilltë? Kur një proces primar kthehet në një garë ku ndikimi i familjeve dhe klaneve politike dominon, atëherë rreziku që meritokracia të zëvendësohet nga mbështetja klienteliste është i madh.

Në këtë kontekst, debati mbi demokratizimin e partive politike është më aktual se kurrë.  Parimi i primareve është padyshim një hap i rëndësishëm drejt demokratizimit të partive politike. Megjithatë, mënyra se si këto primare organizohen është thelbësore për të shmangur deformime që mund të dëmtojnë frymën e tyre demokratike. Ky hap, nëse përmirësohet dhe shtrihet më gjerë, mund të shërbejë si një model për reformimin e sistemit politik dhe për krijimin e një qeverisjeje më të përgjegjshme dhe më transparente.

Në vende me demokraci të zhvilluar, proceset e brendshme për përzgjedhjen e kandidatëve janë të strukturuara që sigurojnë pjesëmarrje cilësore, debat real dhe transparencë. Në këtë drejtim, Shqipëria mund të mësojë shumë nga përvoja e vendeve të Evropës Perëndimore, por edhe nga ato ish-socialiste që kanë kaluar sfida të ngjashme në tranzicionin e tyre demokratik.

Problemi i përfaqësimit politik në Shqipëri

Në Shqipëri, problemi nuk është paqëndrueshmëria qeverisëse, pasi sistemi zgjedhor favorizon partinë më të madhe edhe nëse ajo merr më pak se 50% të votave. Problemi kryesor është mungesa e përfaqësimit real dhe fakti që qeverisja nuk reflekton shumicën e votuesve.

  • Votat e partive të vogla shpesh humbasin, duke e bërë pjesëmarrjen në zgjedhje më pak domethënëse për shumë qytetarë.
  • Sistemi zgjedhor aktual i jep fuqi absolute liderit të partive për të përzgjedhur listat e deputetëve, duke reduktuar rolin e votuesve dhe duke dobësuar demokracinë brenda partive.
  • Pjesëmarrja në zgjedhje ka rënë në mënyrë alarmante, duke dëshmuar një krizë besimi në sistemin politik.

Pse Shqipëria nuk mund të përballojë një sistem politik të fragmentuar

Shqipëria është një vend i vogël me një elektorat të kufizuar. Një sistem me një numër të lartë partish apo kandidatësh të fragmentuar vetëm sa e dobëson përfaqësimin politik dhe krijon një qeverisje më të paqëndrueshme.

Në vende të mëdha me ekonomi të fortë, fragmentimi politik mund të menaxhohet përmes institucioneve të fuqishme demokratike dhe një sistemi elektoral të rregulluar. Por në një vend të vogël si Shqipëria, një numër i madh partish politike vetëm sa do të rrisë kaosin politik, do ta bëjë qeverisjen më  autokrate dhe do të zbehë mundësinë për një llogaridhënie efektive.

Demokratizimi brenda partive – nevojë për ndryshim kulturor bazuar nË eksperiencën e vendeve tË BEs 

Kombi shqiptar  është lodhur nga politika e individëve të fortë, nga korrupsioni dhe nepotizmi. Kjo është një mundësi për të krijuar një kulturë të re politike, ku interesi publik vihet mbi egon për pushtet.

Modele suksesi nga vendet të BEs

Për të kuptuar sesi Shqipëria mund të demokratizojë partitë dhe të forcojë përfaqësimin politik, është e rëndësishme të analizojmë modele të ndryshme nga vendet ish-socialiste të Evropës Lindore dhe demokracitë e konsoliduara perëndimore.

  • Polonia – Në vitet ’90, skena politike ishte e fragmentuar me shumë parti të vogla që shpesh nuk kishin asnjë kapacitet për të ndikuar realisht në politikë. Për të siguruar stabilitet, u vendosën pragje zgjedhore dhe u inkurajuan bashkimet midis partive me ide të ngjashme, duke sjellë një qeverisje më të ekuilibruar dhe më efektive.
  • Hungaria – Pas një periudhe të gjatë me shumë parti të vogla, fragmentimi politik u pa si pengesë për qeverisjen. Formimi i aleancave te mëdha politike bëri të mundur krijimin e një skene politike më të qëndrueshme, duke reduktuar ndikimin e liderëve absolutë brenda partive.
  • Rumania – Për një kohë të gjatë, administrata publike ishte e politizuar dhe e kontrolluar nga partitë. Vetëm pasi partitë u detyruan të demokratizohen dhe të krijojnë mekanizma më transparentë, administrata filloi të bëhet më funksionale dhe më e pavarur nga politika.

Nga ana tjetër, vende si Franca dhe Norvegjia ofrojnë modele të suksesshme të funksionimit të partive dhe administratës:

  • Franca – Partitë kryesore si Republikanët (LR) dhe Partia Socialiste (PS) kanë mekanizma të rregulluar për përzgjedhjen e kandidatëve. Proceset e primareve nuk janë të hapura për të gjithë, por kanë filtra të brendshëm që reduktojnë numrin e kandidatëve dhe sigurojnë që ata të përfaqësojnë platforma reale politike.
  • Norvegjia – Ky vend nordik ka një administratë publike të depolitizuar, ku punonjësit e shtetit nuk ndërrohen me çdo qeveri të re. Kjo është arritur falë një parlamenti më demokratik, ku deputetët nuk janë të detyruar të ndjekin verbërisht vijën e partisë, por kanë një shkallë të lartë pavarësie për të propozuar dhe votuar ligje në interes të qytetarëve.

Nevoja për një ndryshim kulturor në politikë

Demokratizimi i partive politike nuk është vetëm një çështje e zgjedhjes së kandidatëve, por një reformë e thellë që përfshin ndryshim kulturor, transparencë dhe llogaridhënie.

Modeli i primareve të PD, pavarësisht problemeve dhe sfidave të tij, përbën një hap drejt demokratizimit të brendshëm të partive politike. Ky proces ofron një alternativë ndaj vendimmarrjes absolute të liderëve, të cilët deri më tani kanë pasur kontroll të plotë mbi listat e kandidatëve për deputetë.

Për të rikthyer besimin e qytetarëve te politika, është e nevojshme të krijohen:

  1. Një sistem më i hapur dhe më demokratik, ku votuesit të ndihen të përfaqësuar dhe ku deputetët të kenë më shumë autonomi.
  2. Krijimi aleancave politike ku partitë me vlera dhe ideologji të përbashkëta të bashkëpunojnë për të përfaqësuar më mirë interesat e elektoratit.

Aleancat politike – Modeli më i mirë për Shqipërinë

Një model më i qëndrueshëm për Shqipërinë do të ishte krijimi i aleancave politike, Ky model është i suksesshëm në shumë vende demokratike:

  • Në Poloni, partitë e qendrës së djathtë kanë bashkëpunuar për të formuar qeveri më të qëndrueshme dhe për të shmangur fragmentimin politik.
  • Në Hungari, partitë kryesore kanë krijuar blloqe politike që sigurojnë një qeverisje më të strukturuar dhe më pak të paqëndrueshme.
  • Në Rumani, partitë e mëdha kanë krijuar koalicione për të siguruar stabilitet qeverisës dhe për të luftuar ndikimin e oligarkëve dhe grupeve të interesit.

Një sistem i bazuar në aleanca politike do të ndihmonte në krijimin e një opozite më të fortë dhe më të organizuar, si dhe një qasje më transparente dhe të përgjegjshme ndaj qeverisjes.

Depolitizimi i administratës publike dhe nevoja për një parlament më demokratik

Një parlament më demokratik, ku deputetët kanë më shumë autonomi dhe ku mendimi individual ka më shumë vlerë, do të ndihmonte në miratimin e ligjeve që synojnë depolitizimin e administratës publike.

  • Në Norvegji dhe Francë, parlamenti funksionon në mënyrë të pavarur nga ekzekutivi, duke siguruar që administrata publike të mos kontrollohet nga partitë politike, por të operojë mbi bazën e meritës.
  • Në Rumani, janë vendosur mekanizma ligjorë të fortë për të ndaluar ndikimin politik në emërimet administrative, duke krijuar një administratë më profesionale.

Si mund të ndryshojë kjo?

  1. Demokratizimi i partive politike – Nëse partitë politike fillojnë të funksionojnë më demokratikisht, atëherë edhe mentaliteti i tyre për pushtetin do të ndryshojë. Një parti që respekton mendimin ndryshe brenda saj, është më e prirur të krijojë një shtet mbi bazën e ligjit, meritokracisë, transparencës dhe ku zëri i qytetarëve dëgjohet.
  2. Një parlament më demokratik – Aktualisht, shumica e deputetëve në Shqipëri janë të lidhur ngushtë me liderët e partive dhe nuk kanë pavarësi të vërtetë në mendimet dhe vendimmarrjen e tyre. Një parlament ku deputetët kanë më shumë autonomi dhe ku mendimi individual ka më shumë vlerë, do të ndihmonte në miratimin e ligjeve që synojnë depolitizimin e administratës publike.
  3. Ligje më të forta për depolitizimin e administratës – Nëse partitë janë më demokratike dhe parlamenti është më i pavarur, atëherë do të ketë një presion të natyrshëm për të kaluar ligje që ndalojnë përdorimin e administratës për qëllime politike. Rumania, për shembull, ka vendosur mekanizma ligjorë të fortë për të ndaluar ndikimin politik në emërimet administrative, duke krijuar një administratë më profesionale.

Roli i Diasporës në këto zgjedhje

Një zhvillim historik në këto zgjedhje është pjesëmarrja për herë të parë e mbi 200,000 shqiptarëve nga diaspora, të regjistruar për të votuar. Kjo pjesëmarrje është një mundësi unike për të sjellë një perspektivë të re në politikën shqiptare.

Duke qenë votues të rinj në skenën politike shqiptare, diaspora ka një potencial të madh për të ushtruar presion për reforma, duke kërkuar një sistem më të drejtë dhe një administratë më të depolitizuar. Vota e tyre mund të luajë një rol kyç në ndryshimin e balancave politike dhe në nxitjen e partive për të zbatuar reforma që i afrojnë më shumë Shqipërinë me standardet demokratike evropiane.

Shqiptarët që jetojnë dhe votojnë në vende me demokraci të konsoliduara, si SHBA, Gjermania, Franca apo Italia, Greqi, sjellin me vete një kulturë politike më të avancuar, kërkesa më të larta për transparencë dhe përgjegjshmëri, si dhe pritshmëri për institucione funksionale dhe të depolitizuar. Kjo përvojë mund të ndikojë në mënyrën sesi politika shqiptare qaset ndaj përgjegjshmërisë dhe standardeve të qeverisjes.

Një thirrje për ndryshim : Shqipëria nuk mund të vijojë të mbetet peng i interesave të ngushta personale dhe grupore.

Vendi ynë ka nevojë për një qasje më të hapur, më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse në procesin politik. Vetëm një sistem i ndërtuar mbi parimet e demokracisë së brendshme në partitë politike dhe një parlament me integritet të pavarur mund të mundësojë një qeverisje transparente dhe me llogaridhënie të shtuar. Klasës politike shqiptare i takon një përgjegjësi morale dhe historike për të ndërtuar një sistem politik të drejtë dhe të ndershëm, që reflekton aspiratat dhe interesat e qytetarëve.

Pjesëmarrja e diasporës në proceset zgjedhore nuk duhet të shihet thjesht si një e drejtë, por edhe si një detyrim qytetar për të ndikuar në zhvillimin politik dhe ekonomik të vendit. Përfshirja aktive e komuniteteve shqiptare jashtë kufijve në proceset demokratike mund të kontribuojë ndjeshëm në forcimin e institucioneve dhe në krijimin e një shteti funksional, ku meritokracia dhe sundimi i ligjit mbizotërojnë mbi praktikat klienteliste dhe fenomenet korruptive.

Ky transformim nuk mund të realizohet brenda një mandati të vetëm, por kërkon angazhim të vazhdueshëm dhe veprime konkrete. E vërteta + koha = besim. Vetëm nëpërmjet një politike të përgjegjshme dhe demokratike mund të rikthehet besimi i qytetarëve tek politika dhe e ardhmja e Shqipërisë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.