Në 100-vjetorin e vrasjes së patriotit Luigj Gurakuqi në Bari të Italisë u organizuan një sërë aktivitetesh përkujtimore. Homazhe dhe kurora me lule u vendosën në pllakën kushtuar atdhetarit në “Corso Vittorio Emanuele” dhe “Via Cairoli”.
Më pas u zhvilluan një sërë takimesh kushtuar figurës së patriotit Luigi Gurakuqi, paradite në Bashkinë e Barit dhe pasdite në Universitetin e Barit “Aldo Moro”, nën kujdesin e Konsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë në Bari.
E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe kryetarja e Parlamentit znj. Elisa Spiropali e cila në fjalen e saj u shpreh se pllaka përkujtimore pa qytetarët e Barit dhe të Italisë t’u jepnin bukë e strehë emigrantëve shqiptarë që ikën nga vendi i tyre, në perëndim të diktaturës komuniste në fillim të viteve 1990.
“Shikon sot shqiptarët e Barit që janë integruar në mënyrë perfekte në mjedisin social-kulturor barez, që kanë ndërtuar në këtë qytet, ashtu si në të gjithë Italinë, shtëpitë e tyre, familjet e tyre, jetët e tyre, punët dhe sipërmarrjet e tyre, ëndrrat e tyre.
Miqësia mes dy vende e dy popujve tanë është “përkthyer” në mbështetjen më të madhe që një vend e popull tjetër, mund të japë për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen europiane.
Kjo pllakë, sot në 100-vjetorin e vrasjes së këtij vigani liberator, siç do ta quante Fan Noli, shikon dhe konfirmon se ëndrra e Luigj Gurakuqit për një Shqipëri “në caqet e idealit të tij”, siç shprehej në përcjelljen e tij shqiptari tjetër i madh Hasan Prishtina, po realizohet. Nderim për kujtimin e tij, nderim për Italinë”, tha ndër të tjera Kryeparlamentarja.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.