Zyrtarizohet miqësorja, Shqipëria U-21 përballet me Greqinë më 21 mars

E diel, 6 Korrik, 2025

Kombëtarja shqiptare U-21 do të luajë një ndeshje miqësore me Greqinë U-21 në muajin mars ka njoftuar ditën e sotme Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF).

FSHF ka arritur marrëveshjen me Federatën Greke të Futbollit dhe ndeshja do të luhet më 21 mars, në “Serres Municipal Stadium”, në orën 16:00.

Gjithashtu, më 25 mars, Shqipëria U-21 do të përballet në një tjetër takim miqësor me Luksemburgun U-21, në stadiumin “Stade Georges Wohlfart”, në orën 18:30.

Dy ndeshje miqësore shumë të rëndësishme për Kombëtaren U-21, që drejtohet nga trajneri Alban Bushi, për të vëzhguar dhe testuar grupin që do të ketë në dispozicion.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.